“Barbie” në Eurovizion, Efi Gjika do përfaqësojë Shqipërinë

Tuesday, 16 October 2018 22:04

Në Eurovision për këtë vit do të na përfaqësojë një vajzë shumë e bukur. Si një kukull Barbie, me sytë bojqelli dhe flokët bionde. Megjithatë edhe kënga e saj ka lidhje me barbie-n, por jo në formën tradicionale të saj.

 “Kënga ime flet për prindërit që i trajtojnë fëmijët si kukulla që s’kanë gojë. Kur fëmijët të rritën duhet të shfaqin pasiononin që ata duan jo çfarë prindërit duan”, thotë Efi Gjika, këngëtare.

Për fituesen e Junior Fest Albania Barbie nuk kupton gjithmonë brishtësi. Efi Gjika sapo ka prezantuar videoklipin e këngës së saj për Junior Eurovision Song Contest, që do të mbahet në Bjellorusi më 25 nëntor.

 “Unë do të doja që t’ju thosha të gjithë prindërve që t’i lenë fëmijët që të shprehin pasionin e tyre dhe të shfaqin atë që duan ata”, thotë Efi.

Komentet për këngëtaren 10-vjeçare nga Shqipëri kanë qenë shumë pozitive ndërkohë që për look-n e saj diellor Efi ka menduar diçka të veçantë.

Login to post comments