Urat lidhëse -ekspozitë e piktorëve shqiptarë të formuar në Itali

E mërkurë, 17 October 2018 17:02

Veprat e artistëve shqiptarë të formuar në Itali u ekspozuan sot në një mënyrë mjaft të veçantë pranë Rezidencës së Ambasadorit të Italisë në Tiranë. E titulluar “Vizion Kufijsh” kjo ekspozitë vjen për publikun si urë komunikimi mes dy vendeve të cilat lidhen ngushtë me njëri-tjetrin përmes kulturës.

Kjo ekspozitë vjen në kuadër të edicionit të 18-të të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, e cila  zhvillohet nga datat 15-21 tetor që këtë vit fokusohet mbi temën ”Gjuha italiane dhe rrjeti si argument aktual për të hulumtuar mbi lidhjet dhe ndikimet e teknologjisë me gjuhën”.

Në konferencën për shtyp të organizuar sot në mjediset e Rezidencës së Ambasadorit të Italisë ishin të pranishëm Ambasadori Alberto Cutillo dhe kuratori i ekspozitës Artan Shabani.

“Konceptimi i kësaj ekspozite vjen si lidhje mes dy fjalëve arti dhe gjuha. Kjo rezidencë do të shërbejë si muze për publikun shqiptar ku do të shohë artin shqiptar me artistë të formuar në Itali dhe do gjej copa arti që bashkojnë dy vendet”, tha ambasadori Cutillo.

Në një pronocim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare kuratori i ekspozitës Artan Shabani u shpreh se kjo është një ekspozitë e rëndësishme dhe jo vetëm e pëlqyeshme. “Janë 42 vepra nga artistë që kanë studiuar në shkollat italiane në Romë, Firence, Milano. Artistët janë të shumtë si Vangjush Tushi, Ibrahim Kodra, Foto Stamo dhe shumë të tjerë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këto vepra që po prezantohen sot në këtë muzeum klasik dhe mjaft elegant siç është kjo rezidencë”, tha ai.

”Është një ekspozitë që shumë vepra vijnë për herë të parë të pasqyruara për publikun dhe kjo shërben si kartë vizitë për imazhin e Shqipërisë pasi kjo rezidencë mirëpret shumë dhe vizitorë të huaj. Piktura shqiptare nuk fillon as me vitet 90′ dhe as me realizmin socialist po i ka fillesat më herët dhe po të kërkojmë gjejmë mjaft vlera dhe vepra të çmuara të artit shqiptar si vepra nga Idromeno, vepra nga Simon Rrota dhe akoma më të hershme siç janë peizazhet e Mios”, tha kuratori Shabani.

”Kultura është urë lidhëse jo vetëm për vendet por edhe për njerëzit. Kultura është elementi bazë i shoqërisë ku njohim brendësinë e njëri – tjetrit”, përfundoi kuratori Artan Shabani.

Ekspozita është një kthim i dyfishtë në shtëpi për ata të cilët, pasi u kthyen nga Italia, dhanë mësim për shumë vite në liceun artistik “Jordan Misja”, pikërisht përballë Rezidencës së Italisë, ndërtesë që sot strehon disa nga pikturat e tyre dhe që përfaqëson një copë të vogël të atij vendi ku atyre nuk iu lejua kurrë të ktheheshin, por që për disa javë i mirëpret.

Ekspozita është pjesë e një projektit më të gjerë që Ambasada Italiane në Tiranë po kryen për rindërtimin e atyre lidhjeve midis Italisë dhe Shqipërisë që – gjatë viteve të Luftës së Ftohtë – dukeshin të ngrira, por që në realitet ishin ftohur nga një imponim i jashtëm që megjithatë nuk arriti të thyente afërsinë shumë të ngushtë kulturore midis dy vendeve tona.

Fakti që secila prej pikturave të ekspozuara në Rezidencë përmbledh përvojën dhe intimitetin e artistëve të formuar në Itali, është një kontribut i mëtejshëm në rindërtimin e historisë dhe kulturës sonë të përbashkët.

Ambasada-Italiane-Ekspozite.-ATSH-foto-Florian-Abazi-3.jpg

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...