Teatri Kombëtar, artistët informojnë kryetarin e ri të delegacionit të BE në Evropë, z. Luigi Soreca

E mërkurë, 31 October 2018 15:44

 Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit zhvilluan një takim me kryetarin e ri të delegacionit të BE në Evropë, z. Luigi Soreca. Përmes një deklarate AMT bën me dije se   ambasadorit Soreca iu bënë të ditura disa shqetësime, mes tyre dëshira e kryeministrit për të shembur godinën dhe për të përdorur truallin për ndërtime private është e hershme dhe ka filluar 20 vjet më parë.

“Qeveria po e ndërmerr këtë hap e fuqizuar nga situata ku vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, për shkak të reformës në drejtësi. Si garantët dhe mbështetësit e reformës, ne kërkuam nga institucionet ndërkombëtare të shprehen në lidhje me këtë problem, qoftë duke shtyrë vendimet për aq kohë sa gjykatat e vendit nuk janë ende funksionale”, thuhet në deklaratën për mediat. Në lidhje me këtë takim ATM bën me dije se përfaqësues ndërkombëtarë, përfshi ata të BE-së, kanë mbajtur më parë qëndrime të drejtpërdrejta për probleme lokale dhe mos-marrja e një qëndrimi në këtë rast, konsiderohet si një sjellje me standarde të dyfishta

“Ambasadori Soreca ishte mbështetës i përpjekjeve qytetare në mbrojtje të kauzave të ndryshme, por ndante qëndrim të kundërt me ne në disa pika thelbësore. Më konkretisht: 1-Reforma në drejtësi konsiderohet prej tij si një ndërmarrje e institucioneve shqiptare, të cilat duhet ta kryejnë procesin deri në fund. Delegacioni i BE do përpiqet të ndihmojë dhe të kërkojë me ngulm që procesi të përshpejtohet por nuk mund të ndërmarrë hapa përtej këtij roli. 2-Delegacioni, si dhe Komisioni Evropian, nuk pranojnë të shprehen në lidhje me problemet e brendshme kushtetuese dhe ligjore, pasi do tejkalonin rolin e tyre. 3- Edhe kryerjen e një deklarate për të shtyrë vendime me kushtetutshmëri të dyshimtë Ambasadori e konsideron si përfshirje në çështje të brendshme. 4-Ambasadori nuk kishte një qëndrim ndaj një skenari hipotetik ku qeveria shemb godinën por më pas “ligji special” konsiderohet anti-kushtetues”, vijon deklarata e AMT. Më tej Aleanca vijon se e siguroi ambasadorin se nuk ndryshon qëndrim për teatrin.

“Aleanca e siguroi Ambasadorin se Teatrin do e mbrojmë deri në fund, qoftë edhe me përplasje fizike. Jemi të bindur, sot më shumë se kurrë, se problemet e Shqipërisë mund dhe duhet ti zgjidhin vetë shqiptarët. Sado dashamirës ose jo të jenë ambasadorët e huaj në vend, është e qartë se ideja që zhvillimi i vendit vjen prej tyre është një mit i rrezikshëm mbi të cilin nuk mund të mbështeten më shpresat e shqiptarëve”, përfundon deklarata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...