Estrada e Shkodrës, feston 60-vjetorin e krijimit me premierën e re

Saturday, 03 November 2018 09:00

Të qeshura pafund dhe duartrokitje të panumerta ka korrur rikthimi i Estradës së famshme të Shkodrës. Premiera e komedisë  “Humor me shkollë të mesme” ka mbledhur actorët më të mirënjohur të humorit, ndërsa nuk kanë munguar dhe tingujt muzikorë. Aktori dhe regjisori i kësaj varieteje Besnik Çinari falenderoi publikun, që është i vetmi që asnjëherë nuk e braktisi trupën e estradës.  Estrada e Shkodrës feston 60 vjetorin e krijimit. Aktivitetet nisën me vënien në skenë të varietesë “Humor me shkollë të mesme”, përmes të cilës për mbi 2 orë publiku shijoi batutat dhe të qeshurat të ndërthurura me këngë.

Në një sallë të tejmbushur, ikonat e humori, mjeshtrit e mëdhenj Zyliha Miloti e Besnik Çinari, e krah tyre Drande Xhaj, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Astrit Fani etj, thumbuan jo pak edhe realitetin e sotëm. Skeçi i homazheve për Vllazninë, ekipi emblemë i futbollit shqiptar, që në prag të 100-vjetorit të krijimit ra në kategorinë e parë shënoi kulmin e mbrëmjes. Këto homazhe ngjiten në skenë emrat e mëdhenj që bënë historinë e këtij sporti si Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Selami Dani, e deri tek brezi më i ri Viorensin Sinani, Edi Martini, Rudi Vata etj.

Bashkë me humorin, siç e ka traditë Shkodra nuk mungoi as kënga e ardhur mjeshtërit nga këngëtarët Bujar Qamili, Mukades Çanga apo Vjoleta Zefi, e të tjerë

Humor por dhe nostalgji pati, ku e gjithe salla u ngrit në këmbë për të nderuar figura si Sabah Bizi , Paulin Ndoja e të tjerë që kanë bërë emër në ekipin elitë që tashmë është në ditët e saj me të këqija.  

Komedia do te shfaqet per 4 nete me rradhe ne Teatrin “Migjeni” ndersa si perhere kur ka rikthim te estrades mirepritet nga publiku. Ky rikthim perkon me 60 vjetori  e krijimit te estrades se Shkodres.

E krijuar më 6 qershor të vitit 1958, trupa e Estradës Profesioniste të Shkodrës, me regjisorin e parë të saj, të mirënjohurin Paulin /Sekuj, premierën e parë do ta jepte me 14 nëntor të atij viti, titulli i së cilës ishte "Në pavijonin e operacionit të zemrës". Ndërkohë, drejtues i muzikës do të ishte një tjetër emër i shquar, Mark Kaftalli, ndërsa skenografia është përgatitur nën kujdesin e Lec Fishtës. Që nga viti 1958 e në vazhdim, kjo trupë ka prezantuar në publik rreth 250 premiera për të rritur dhe për fëmijë. 

45232466_1701384719967388_7109953707214635008_n.jpgestradaok.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...