Ekspozita "Nëntori 21", në galerinë e artit FAB me veprat e 25 artistëve

Tuesday, 06 November 2018 09:06

Në galerinë e artit FAB ekspozita "Nëntori 21" u çel me punët e 25 artistëve. Emra të njohur të artit shqiptar ndër vite por dhe të rinj me veprat e tyre janë pjesë e kësaj ekspozite, që shënon edicionin e 21 në Tiranë. Ekspozita vjen me punët më të fundit të autorëve shqiptarë si dhe për herë të parë sipas organizatorëve prezantohen për publikun. Këtë vit në ekspozitë prezantojnë punimet e tyre piktorët Adrian Devolli, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Andi Hila, Besim Tula, Buron Kaceli, Gazmend Leka, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Stefan Taçi, Zef Shoshi, Brikena Bërdo, etj. Organizatori Besim Tula tregon se këtë edicionin që është i 21 i “Nëntorit” janë tablo kompozicionale që trajtohen tema të kohës. “Ekspozita “Nëntori” është aktiviteti me jetëgjatë në vendin tonë në artet vizuale, i bëri 21 edicione. Janë punime që trajtojnë tema të kohës. Tematikat janë të kohës, sepse ajo bën dhe subjektin e punëve, ku kemi ankthin për punën, mungesën e shpresës, emigracioni, izolimi, etj. Në këtë grup një pjesë janë artistë të afirmuar, krahas temës është mjeshtëria. Kemi piktoren Brikena Bërdo që trajton temën prishjes së ajrit, pra ngopjes së tij me helm dhe gaz karbonik. Është një ekspozitë e profilizuar  me pikturë, vetëm çfarë arrihet të realizohet me dorë”, tregon piktori Besim Tula. Këtë vit në edicionin e 21, piktori Besim Tula prezanton dy punime, “Ikona e ngecjes” dhe “Ngushtë”. Ai tregon se janë punime që prezantohen për herë të parë për publikun. “Unë prezantohem me dy punë, një tablo “Ikona e ngecjes” dhe e dyta “Ngushtë”. Puna e dytë sjell një familje që mund ta marrësh dhe në rrugën që mund të bëjnë për të emigruar por dhe si i kanë nxjerr nga shtëpia”, tregon piktori Besim Tula. Në muajin nëntor kjo ekspozitë që prezanton një krijimtari të pasur të piktorëve shqiptarë i ka dhënë dhe një tjetër gjallëri jetës artistike në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...