Leka Bungo nis provat për dramën “Krishtlindja e fundit”

E mërkurë, 07 November 2018 12:50

Vepra “Krishtlindja e fundit” me regji nga Leka Bungo do të vijë premierë në skenën e teatrit. Regjisori ka nisur provat me aktorët, dhe këtë herë rolet në vepër u janë besuar aktorëve të njohur, por dhe të rinj që do të jenë pjesë e premierës. Autori dhe regjisori Leka Bungo tregon se drama “Krishtlindja e fundit” muajin që vjen do të jetë premierë, dhe në skenë është si një produksion i pavarur teatror. Rolet në vepër regjisori Bungo ia ka besuar aktorëve Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malkaj, Vangjel Toçe, pjesë e kastit të aktorëve është dhe artistja e re Julinda Emiri. Regjisori Leka Bungo tregon ka qenë një shfaqje, që nuk ka mundur dot ta realizojë më parë si premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai shprehet se nuk ka gjetur miratim më parë për të qenë në skenë. “Unë kam nisur punën me provat për shfaqjen teatrore “Krishtlindja e fundit”. Një vepër, që është e shkruar nga unë dhe me regjinë time. Një produksion i pavarur. Në role janë aktorë të teatrit që publiku i njeh, por dhe emra të rinj. Në shfaqjen luan dhe aktorja e re Julinda Emiri. Nuk kam pasur mundësi më parë për premierën në skenë, sepse në Teatrin Kombëtar nuk e kanë miratuar. Tani unë kam nisur punën dhe në dhjetor do të jetë premierë në skenë”, tregon regjisori Bungo. Sipas tij, është një vepër teatrore që përcjell mesazhe të forta dhe një temë shqiptare. “Është një dramë serioze dhe profesionale, dhe besoj se do të ketë mjaft interes. Kjo sepse tema është shumë shqiptare dhe e bukur, por ka edhe emocione”, tregon regjisori Leka Bungo “Mjeshtër i Madh”, që këto ditë po zhvillon provat në një nga sallat kur më parë punonin aktorët e Teatrit Kombëtar për shfaqjet. Puna për veprën teatrore për ta sjellë premierë ka nisur këto ditë nëntori, por regjisori Leka Bungo tregon se është e shkruar që para disa vitesh kur ishte në Amerikë. “E kam shkruar para tetë vitesh kur isha në Nju Jork. Vepra ka vërtetë mesazh të kohës”, pohon ai.

Pas vitit 2002, Leka Bungo emigroi në SHBA. Në reagimet e tij herë pas herë regjisori Leka Bungo ka qenë kritik për mungesën e dramës shqipe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai ka kërkuar gjithmonë dhe më shumë vëmendje për dramën shqipe, që sipas tij pak hapësira ka në skenat  teatrit në vend. Përveç punës si regjisor dhe Bungo ka shkruar edhe disa drama dhe skenare filmash, ndër to dramën "Pabesia" si dhe skenarët "Pas fasadës", "Gjuetia e fundit" etj. Filmi më i fundit që u realizua prej tij është ai me titull “Rrokullisja” ku në role angazhoi aktorë të njohur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...