Komedia klasike “Volpone” me nuancat e një drame satire që trajton lakminë dhe vesin që do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Vepra e shkruar nga Ben Johnson, bashkëkohës i Shekspirit, vjen në Tiranë me regji të Adonis Filipit dhe me pjesëmarrjen e aktorëve të mirënjohur si Helidon Fino, Ligoraq Rizo, Ilirda Bejleri, Xhuliano Brisko etj. Shfaqja është një sipërmarrje e Teatrit “Skampa” të Elbasanit në bashkëpunim me aktorë të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm.
Përshtatja artistike për të ardhur sa më afër kohës sonë, loja e aktorëve dhe depersonalizimi i personazheve krijon një tablo, e cila manifeston vlerat më të larta të teatrit.
Pas suksesit me premierën në Elbasan, vepra do të shfaqet për publikun artdashës në Tiranë në datat 8 dhe 9 nëntor.