×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një fjalim që duhet lexuar nga të gjithë...

Diel, 15 Prill 2018 18:49

“Albert Ajnshtajn dikur ka thënë: “Çdokush është një gjëni, por nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta jetojë gjithë jetën duke besuar se është budalla”. Unë dua t’i drejtohem gjithë sistemit arsimor që ekziston. Dua të di nëse është krenar për gjërat që po bën. Ky sistem arsimor po i kthen miliona njerëz në robotë. Mos ndoshta kjo gjë i duket argëtuese? A e kuptoni se sa fëmijë ndihen si peshku në thënien e Ajnshtajnit? Ata ndihen si budallenj, bësojnë se janë të pavlerë, sepse nuk arrijnë dot ta gjejnë veten në një sistem arsimor që i pengon të mendojnë në mënyrë kritike, apo të krijojnë vetë diçka.

Nëse krahasoni një telefon të dhjetra viteve më parë me një telefon aktual, do të kuptoni se midis tyre ka një ndryshim të madh. Nëse krahasoni një makinë të dhjetra viteve më parë me një makinë të ditëve të sotme, do të kuptoni se midis tyre ka një ndryshim të madh. Mirëpo nëse krahasoni një shkollë të shumë viteve më parë me një shkollë aktuale, ndryshimi i vetëm është përmirësimi i kushteve. Mënyra si zhvillohet mësimi, koncepti se si duhet të jetë arsimi, thuajse ka mbetur i njëjtë. Ne u themi fëmijëve tanë të mësojnë dhe të marrin sa më shumë dhjeta; u kërkojmë të mësojnë dhe ta ngrejnë dorën për t’u përgjigjur; i kërkojmë atyre të mësojnë gjëra që të tjerët i kanë shpikur, ndërkohë që vetë fëmijët tanë i mësojnë ato përmendsh, ashtu si robotët. Ne nuk kemi nevojë për një sistem arsimor që prodhon robotë. Ne kemi nevojë për të rinj që mendojnë në mënyrë kreative, kritike, si dhe që veprojnë në mënyrë të pavarur, por duke ruajtur aftësinë për t’u kuptuar sa më mirë me njëri-tjetrin.

Nëse një mjek do t’i jepte të njëjtën recetë 20 pacientëve të ndryshëm, rezultatet do të ishin tragjike. Atëherë pse ky sistem arsimor vazhdon të veprojë ende në të njëjtën mënyrë, duke nxjerrë një mësuese përpara minimalisht 20 nxënësve që shpjegon njësoj për të gjithë, ndërkohë që fëmijë të ndryshëm kanë kapacitete dhe ambicie të ndryshme? Nuk ka dy njerëz njësoj dhe këtë mund ta vini re edhe vetë, nëse jeni prind i dy fëmijëve. Ata nuk mendojnë njësoj. Nuk kanë të njëjtat mënyra të mësuari. Ndërkohë, sistemi është i tillë që të dyve u ofron të njëjtën mundësi të mësojnë, sikur të dy fëmijët të ishin njësoj.

Dhe faji nuk është i mësuesve, sepse ata punojnë në një sistem që këto mundësi u ofron. Atyre nuk u jepen mundësi dhe të drejta të tjera të veprojnë ndryshe. Kurrikulat mësimore shpesh krijohen nga njerëz që nuk kanë mësuar një ditë të vetme në jetën e tyre.

Pse mendoni se sistemi arsimor në Finlandë po ecën më së miri? Ata kanë më pak orë mësimi, kanë më tepër mësues dhe këta të fundit përpiqen të mësojnë çdo nxënës sipas mënyrës se si ata arrijnë të mësojnë më shumë. Sistemi i tyre arsimor nuk bazohet mbi konkurencën, por mbi bashkëpunimin. Unë dua që sistemi ynë arsimor të përshtatet me çdo nxënës, sepse nëse fëmijët e shkollave mund të jenë ndoshta 20% e popullatës së një vendi, ata janë 100%-ëshi i së ardhmes sonë. Unë dua që çdo fëmijë të mos ndihet më si ai peshku në thënien e Ajnshtajnit, të cilit i duhet të ngjisë pemën, por që sistemi të përshtatet me të dhe ai të ndihet një gjeni…” / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...