Publiku në teatrin e Mynihut edhe pse koncerti zgjati me shumë se dy orë, nuk dëshironte të lëvizte nga salla. Ata e shoqëruan trupën e me duartrokitje dhe ovacione të mëdha.
Koncerti u shoqërua me emocione dhe shumë lumturi të marra sëbashku nga duartrokitjet e shqiptarëve dhe gjermaneve në salle që kënduan e kërcyen me këngët dhe vallet tona dhe sigurisht u mahnitën nga kostumet popullore.Teatri i Mynihut ishte i tejmbushur dhe dukej se do të shpërthente nga duartrokitje.
Në Essen dhe Munich ku u zhvilluan dy koncerte mbylli dhe turin e 60 vite histori të Ansamblit Popullor.
Prej vitesh në jetën artistike artistët e Ansamblit Popullor janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku. Nuk kanë munguar koncertet edhe në skena të huaja, apo dhe në festivale ku janë vlerësuar me çmime të ndryshme.
Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike.
Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet. Mbështetja e AKVP-së tek kjo pasuri burimore dhe ekspeditat e ndryshme të zhvilluara në të gjitha zonat kanë bërë që AKVP-ja të jetë jo vetëm krenaria e kulturës tradicionale shqiptare, por edhe të mahnisë me vlerat e tij studiues e folkloristë nga e gjithë bota. AKVP-ja prej dekadash është kthyer në një laborator për përpunimin dhe interpretimin me kërkesa mjaft të larta artistike të thesarit të madh burimor folklorik duke bërë të mundur transmetimin e tij brez mbas brezi.
AKVP-ja ka mbledhur artistët më të talentuar në këtë drejtim, që të pasqyrojë sa më denjësisht kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në repertorin e tij janë mbi 100 valle me motive nga të gjitha trevat shqiptare, me tematikë të larmishme e koreografi të spikatur. Repertori muzikor ka luajtur një rol të fuqishëm dhe mjaft të suksesshëm në jetën e ansamblit.