Vjedhësit e jetës

Hënë, 19 November 2018 15:30

NGA: BAJRAM SEFAJ

 

Është titulli burimor i këtij rrëfimi të panjohur dhe rastësisht zbuluar, pas gërmimeve të thella, nën shtresa të thella memorieje e lodhur dhe e drobitur të kronikanit fatkeq!

Në vijim, vetëm një fragment trishtimi, asgjë tjetër!

“Po, po, ata ...

Ata janë vetë...

Haj sa shumë janë, o zot, he jazëk ë qoftë. Më shumë në jetë ka, jetë-vjedhës, vjedhës të jetës, se që ka vjedhës xhepash e kuletash Janë kudo. Në mjedise publike. Në rrugë. Në sheshe. Në autobusë e në trena udhëtarësh...

Më shumë ka vjedhës jete se që ka hajdutë cikërrimash e imtësish, hera herës, edhe të pa kurrfarë vlere, sa bën një shkrepës (çibrit), sa bën një krehër i lodhur përdorimi, sa bën një copëz pasqyrë e thyer, sa bën një zhilet i ndryshkur, sa bën një brushë e përdorur dhëmbësh, sa bëjnë një pale brekë të palara gruaje shtatzënë..., sa bën ndonjë imtësi që e kapë vetëm dora e kleptomanit, e të zënit nga e liga sëmundje hajdutërie, nevojë e pa nevojë, dert e pa dert...

Në anën tjetër, vjedhësit e jetës, jetë-vjedhësit, janë ata që nxijnë, ata që përgjakin një pjesë të mirë të hemisferës... Shkurt, vjedhësit e jetës, janë: v r a s ë s i t... merret vesh!

Ata që vrasin, që vjedhin jetë, janë... kuptohet vetvetiu!

Larg baritjesh e kullosës epidemike pas luftërave të zhvilluara në të kaluarën, ajo që vret dhe helmon më shumti mendjen, e çdo individi normal, është lufta e fundit në një zgjiç të folës së shqipeve. Aty ku historia shkroi faqen e vetë më të galme. Faqen e vetë më të zezë.

Vrasësit katilë dolën për lëndine me prirjet e tyre të sëmura. U vërsulen mbi jetët e njerëzve....

Trazohen kujtimet kurrë të pa harruara, mbi llogoret e getot e grumbullimit, dhomat me gaz...

Raçaku e Srebrenica, janë ngatë a ngatë, janë afër. Janë pranë e pranë. Në hapësirë e në vëmendje. Në kujtime e në dhimbje...

Përtej perdes së trashë e murit të lartë të harresës në qepje, fole e shqipeve, shfaqet më veshjen më të bukur të saj. Të nostalgjisë lotuese që kishte. Me fushat e gjera, me bjeshkët, me kullosat, me lumenjtë, me kullat e shtëpi qerpiçi... Shfaqet me lumenjtë ujë kthjellët, me visoret dhe me pasuritë e pamatura tokësore e nëntokësore, me male e pyje gjelbëroshe varg, me druaj e lisa gjetherënës e gjethembajtës, me vreshtat plotë rrush e bahçe pemësh...

Në sfondin e horizontit imagjinues, shfaqet një megafon,i madh sa dihet. I fuqishëm. Shumëvoltesh. Një altoparlant më zë shigjetues...

Në sahatin e lig kur jep kumtin: kush e do lirinë, lirimin e përnjëhershëm nga burgu e kllapat në duar pas shpine, në z b o r! Me shpejtësi drite, sa çel e mbyll sytë, në sheshe të shkreta, në oborre burgjesh, si në koshere bletësh, mbijnë mizërie kokash tullacësh, qafëtrashësh, si derra të majmur të ishin, buzëtrashë, buzëprerë, homoseksualë, narkomanë, psikopatë, turi thyer, veshë shpuar, ngarkuar vathesh e byzylykësh, me hundë e vetulla të shpuara, barkmëdhenj, të pa larë e të pa krehur, me erë e duhmë të keqe, maskarenj, mëkatarë incestesh të ndyra, vëllai me motër, baba me bije, bir me nënë, baba me të renë, e të tjera e të tjera, (deri në absurd), shumë mjekroshë..., të vizatuar e të qëndisur tatuazhesh ndër më të ndryshmet, krejt trupin qëndisur, më fjali të shkurtra, fyese e kërcënuese për të tjerët, me kryqe naziste gjithandej, me kokarda, me kolona zinxhirësh të trashë trishtuese rreth qafe, me figura bishash të egra mishngrënëse, portrete personalitetesh të serta, “heronjsh” të ligj e të fëlliqur, faqezinj e qyqarë..., nga e kaluara e largët dhe e afërt, gjithnjë e “lavdishme” historike... tamam asi çfarë i duheshin k a s a p i t të Ballkanit, për marrshin e madh të vdekjes...

-Doni të vrisni, burra, gra, të rinj, të reja, pleq e plaka, fëmijë..

Urra...!

-Dëshironi të dhunoni, çnjerëzoni, gjak të pini doni, të kallni e të masakroni, të bëni çka të doni, çka tua do shpirti, çka tua do mëndja e krimbur, çka tua do qejfi i egër...

-Urra, urra...!

-Doni të hani, të pini, të qi... (të shkërdheni…)

-Urra, urra, urra...!

Të hani sa të mundeni, edhe m…, nëse ua do mideja e qenve, siç e keni!

Të pini gjak shqiptari në vend vëre, në vend “shliv(k)ë”, se doni pini edhe shurrë, nëse doni, deri sa të fryheni e të pëlcitni!

Të çnjerëzoni, çvirgjëroni, të dhunoni!

Të gjitha mund t’i bëni...!

- Dëshironi të plaçkitni, të vidhni... edhe dukat të çndukni, ku është e ku s’është, doni të dëfreheni, valle demonësh të vallëzoni...

– Duam posi, po si nuk duam, urra, urra, urra...!

Sytë e përgjakur të egërsirave, të ngujuara si në thark, të burgosur, të dënuar me burgim deri të përjetshëm, për veprat penale, (banale) më të rënda dhe më çnjerëzore të mundshme, nuk kishin më durim të përgjigjeshin. Mezi pritnin të rroknin armët katile e t’i suleshin viktimës, njerëzve të pafajshëm e duarthatë. Me padurim, pritnin ashtu siç, me padurim, pret bisha egërsirë t’i qaset presë se gjorë, në shteg mali... Paramilitarë, ishte emri i përbashkët, kolektiv i tyre! Larg harresës kjo! Ata e shkelen, ata përlloçen, ata dhunuan, at çnjerëzuan, ata..., ligështuan, ata..., deri buzë shfarosjes prunë..., qenien kombëtare të shqipes...

Kallëzimi për vjedhësit e jetës, dhunshëm e papritmas fare, këputët e përfundon këtu.

Në radhitje e sipër të kësaj kronike dramatike, të lodhshëm të zorshëm, narratorit i pëlcet zemra, si kokërr kripe në gacë qarri...

Kështu kishin konstatuar edhe mjekët specialistë të spitalit tonë...

Këtë e kishte justifikuar dhe konfirmuar pastaj, edhe obduksioni...

Artikuj të ngjashëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...