“Mali i harrum” premierë në kinemanë e kryeqytetit

Premte, 23 November 2018 12:28

Filmi “Mali i harrum” me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku vjen këto ditë nëntori premierë për publikun. Mbrëmjen e datës 29 nëntor premiera e filmit do të jetë në Cineplexx dhe në kinema Millennium në Shkodër. Në filmin e regjisorit Ardit Sadiku, tregohet se pasiguria ekonomike dhe humbja e pronës krijojnë jo pak probleme. Filmi ka në role aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Regjisori tregon se është një projekt kinematografik, që ka punuar jo pak dhe tashmë është në prag të premierës së filmit të tij më të fundit që vjen me titullin “Mali i harrum”.Në një reagim të tij para premierës së filmit regjisori Ardit Sadiku shprehet se vetë nga titulli, audienca do kujtohet për malin dhe do gjejë veten ose një të afërm, duke kaluar të njëjtat eksperienca. “Humbja e pronës, ikja e brezit të vjetër dhe ardhja e brezit të ri janë një nga pikat kryesore të filmit. Dua që publiku të marri substancë dhe të ndihet i vlerësuar. Nuk kam bërë film që ta shikojë elita franceze, por kushdo”, shprehet mes të tjerave regjisori Ardit Sadiku. Por realizimi i filmit sigurisht që ka pasur vështirësitë e tij dhe kjo për regjisorin ka sjell një punë të madhe deri në përfundim të projektit. “Kam pasur vështirësi në pas prodhim sidomos me audio, ku duhej të krijonim dhe të regjistronim ambiente natyre, dhe efekte nga më të ndryshmet, kemi punuar goxha shumë, por ja kemi dalë me sukses kjo dhe fale punës së mjeshtrit të sound, Engert Keçi”, vijon regjisori Ardit Sadiku. Mbrëmjen e 29 nëntorit filmit vjen premierë në kinema dhe regjisori Sadiku tregon se për të shkruar skenarin gjithçka nisi kur takoi një të moshuar. “Ai nuk po gjete rehati pasi kishte mbetur pa shtëpi si rezultat i humbjes së pronës. Për shkrimin e skenarit më bënë përshtypje problemet e njerëzve, si pamundësia për të marrë vendime, pasiguria ekonomike, që i shkakton ankth dhe keqmenaxhimi i marrëdhënieve. Kjo temë lidhet me humbjen e pronës dhe u intrigova për ta realizua për një audiencë filmi”, tregon regjisori.

MV5BMTNkZDJhYWEtMjA0OC00NDZiLTgyYjUtMzMxNTBjZWMyNzlmXkEyXkFqcGdeQXVyMjY1MjE2NDc@._V1_SY1000_CR006661000_AL_-1.jpg

Filmi “Mali i harrum” sjell në role Xhevat Qorraj, Fatlume Bunjaku, Kastriot Shehi, Merita Gjyriqi, Agron Disdari, Igballe Qena, Agron Shala, etj. Në qendër të filmit “Mali i harrum” bëhet fjalë për një të moshuar në pension, që e gjen vendin jashtë shtëpisë nga djali tij i papunë. Pasi e humb pronën mbështetet te vajza edhe te dhëndri. Ata udhëtojnë në Alpe, ku dhëndri ka shtëpinë, por në një përpjekje për të gjetur edhe paqen shpirtërore.

Modifikuar më Premte, 23 November 2018 12:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...