Keith Richards la të kuptohej se turneu i ardhshëm i “Rolling Stones” mund të jetë edhe i fundit për grupin legjendar britanik.
Bendi kohët e fundit publikoi datat e koncertit për vitin 2019 të turneut “No Filter”, i cili shënon 57 vjet që nga themelimi, raporton NME.
I pyetur për turneun, Richards tha “ndoshta do të jetë i fundit, nuk e di”.
Kitaristi legjendar shtoi se në skenën e mbushur me 50 mijë njerëz ndihet sikur me qenë në shtëpi.
“Si Roni edhe unë shpesh themi para koncertit, ne po shkojmë në skenë pastaj do të marrim pak pushim për qetësim”, shpjegoi ai.
Richards gjithashtu tha se së bashku me Mike Jaggerin shkroi disa këngë që mund të publikohen gjatë muajit të ardhshëm.
“Bëmë disa këngë së bashku me producentin Don Vass, të gjitha ishin spontane. Patëm kohëra të mira dhe erdhën disa gjëra të mira”, përfundoi kitaristi i Stones.