Ministria e Kulturës së Kosovës, letër UNESCO-s: Lahuta është e jona!

Premte, 07 December 2018 18:51

Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe aktet tjera që rregullojnë fushën e trashëgimisë kulturore, në vazhdimësi është e përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria krahas kësaj dhe në përputhje me objektivat strategjike, një rendësi të veçantë i kushton edhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Sipas MKRS-së, në vazhdën e përpjekjeve për të kompletuar inventarin, studimet, hulumtimet dhe interpretimet në fushën e trashëgimisë kulturore me theks te veçantë të asaj jo materiale dhe promovimit gjithsesi, ka mbështetur punën e Komisionit Ndërqeveritar për Eposin e Kreshnikëve , me theks te veçantë punimin e filmit dokumentar për Eposin e Kreshnikeve.

“Dosja për Eposin e Kreshnikeve është punuar në përputhje me kriteret ndërkombëtare dhe bazuar në dispozitat e Konventës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jo materiale kurse është hartuar nga grupi i specialisteve me eminent të Kosovës dhe Shqipërisë , Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr. Shaban Sinani dhe akademik Vaso Tole. Filmi dokumentar është punuar nga regjisori Orhan Kërkezi në bashkëpunim me specialistet e sipërpërmendur. Në kuadrin e filmit dokumentar të Eposit dhe të folklorit burimor në fokus është instrumenti muzikor Lahuta, që përfaqëson akretipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian dhe që shoqëron këngët e kënduara. Qëllimi i përfshirjes se Eposit te Kreshnikeve në Listën e Përfaqësimit të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të UNESCO-s ka qenë dhe do të mbetet si i tillë, pra përfshirje e monumentit më të lashtë të etnokulturës si një nga shtyllat kryesore të trashëgimisë jo materiale dhe një nga pikat më të ndritshme evropiane dhe botërore. I kategorizuar si i tillë ka dhe do të ketë për qëllim respektin e vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve, grupeve e individëve si dhe do te promovonte respektin për diversitetin kulturor”, thuhet në një komunikatë të MKRS-së.

MKRS thotë se për shkak të rrethanave të asaj periudhe, parashtrimi për Eposin e Kreshnikeve në UNESCO nuk ka ndodhur sikundër qe është aspiruar fillimisht anëtarësimi i Kosovës për të ndjekur tutje procedurat e rregullta.

Në këtë relacion, MKRS-ja ka dhënë dhe statusin ligjor për Eposin e Kreshnikeve në kuadër te Listës se Trashëgimisë Kulturore nën kategorinë e V-të Trashëgimia Shpirtërore. Ditë më parë, UNESCO këtë instrument e ka futur si pjesë e kulturës së Serbisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...