Përkujtohet në Tiranë albanologu Milan Shuflaj

E Enjte, 13 December 2018 15:19

Kroati dëshmor i albanologjisë, Milan Shuflaj u përkujtua në një event të quajtur ditët kroate, por që më shumë kishte për bazë ndërtimin e urave ndërmjet dy vendeve.

Deputetja shqiptare e kuvendit të Kroacisë Ermina Lekaj, si e ftuar speciale theksoi që Shqipëria duhet të sjellë në vëmendje këtë personalitet që u vra nga sllavët.

“Siç e dimë akademiku, albanologu Shuflaj ka dhënë një kontribut të madh për popullin shqiptar, duke shkruajtur historinë e tyre. Milan Shuflaj është i njohur edhe në Kroaci, sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Kroaci, çdo vit ka manifestime përkujtimore për Milan Shuflaj, sepse ne e shohim atë si një baba të historisë së vërtetë për shqiptarët. Dhe mendojmë që shteti ynë i Shqipërisë, duhet të japë një kontribut ose një shenjë falënderimi për Milan Shuflajin”, tha Ermina Leka, deputete në Kuvendin e Kroacisë, raporton TCH.

Por çfarë do të ishte kjo shenjë falënderimi, kur në Tiranë një rrugë tashmë mban emrin e tij.

“Ky burrë do një shtatore. Dhe ne kemi sajuar fonde që të bëjmë një shtatore në mes të Tiranës, që të bëjmë një shesh në mes të Tiranës, por çuditërisht kryetari i bashkisë nuk e ka miratuar. Ne kemi shumicën e fondeve dhe i kërkojmë kryetarit të bashkisë që ta miratojë sheshin, e ka në sirtar kërkesën, ndërsa fondet i kemi gjetur ne shumicën. Dhe ministria e kulturës të na mbështesë”, tha Pal Trashaj, kryetar i Forumit Mbarëkombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në mbështetje të kësaj është edhe ambasadorja e Kroacisë në vendin tonë, e cila flet për rëndësinë e albanalogut, studimet e të cilit dhe sot janë pothuajse të pazëvendësueshme.

“Ai është në veçanti i njohur për punën e tij lidhur më Shqipërinë. Ai ka ndërtuar një miqësi midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Ai i përkushtoi jetën e tij albanologjisë. Mendoj që ne të gjithë e dimë që kemi rrënjë të përbashkëta. Rrënjë ilire, dhe ky është një tjetër avantazh”, u shpreh Sanja Bujas-Jurga, ambasadore e Kroacisë në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...