Në shtëpinë e xhazit amerikan

Diel, 16 December 2018 08:45

E kanë vizituar presidentë, kryeministra dhe yje të Hollivudit. Nga jashtë, duket thjesht si një godinë e vjetër e qytetit Nju Orlins. Por, syri të gënjen. Muzikantët e quajnë atë vendin e shenjtë të muzikës xhaz dhe shtëpinë e xhazit amerikan. Ky objekt quhet “Preservation Hall” (Holli i Ruajtjes).

Asgjë nuk reflekton më shumë identitetin e shumëllojshëm muzikor të Amerikës, se sa xhazi – një zhanër që lindi mes komuniteteve afrikano-amerikane të qytetit Nju Orlins, në shtetin Luiziana. Dhe askund tjetër nuk është xhazi më i gjallë dhe kumbues se sa në vendin e tij të lindjes, aty ku muzika dëgjohet në çdo qoshe të rrugës, në klube dhe restorante.

Një vend në këtë qytet, Holli i Ruajtjes, është sinonimi i historisë dhe traditës kulturore të xhazit.

“Emigracioni, prejardhja dhe lidhjet tona të përbashkëta si të ardhur në këtë tokë, janë ato që krijuan këtë lloj muzike dhe që e mbajnë atë të freskët dhe të gjallëruar prej njerëzve që vazhdojnë të vijnë dhe të sjellin kulturat e tyre këtu”, thotë Greg Lukas, drejtor ekzekutiv i fondacionit “Preservation Hall”.

Një grup muzikor luan këtu pesë herë në ditë, çdo ditë të javës. Përpara godinës ka gjithnjë një rradhë të gjatë njerëzish që presin të futen brenda, madje edhe gjatë fundjavës. “Preservation Hall” është një atraksion kryesor i turizmit në lagjen historike franceze të Nju Orlinsit, ku kombinohen kultura dhe tradita nga mbarë bota. Si rrallë në ndonjë tjetër qytet të Amerikës, këtu gjen gjurmët e francezëve, spanjollëve, kreolëve dhe amerikanëve.

“Preservation Hall” nuk është ndryshuar që nga viti 1960, kur ishte një galeri arti ku muzikantët u ftuan të luajnë muzikë për herë të parë. Muret e kësaj godine historike janë të zbukuruara me foto të vjetra, bravat janë të vjetëruara dhe të ndryshkura, dhe parketet e drurit kërcasin. Dekori i brendshëm, së bashku me muzikën që luhet aty, ruajnë atmosferën e klubit.

“Këtu ruhet një mënyrë jetese dhe këndvështrimi të gjërave. Ruajtja mund të tingëllojë ndonjëherë si izoluese, apo jo? Kur njerëzit mendojnë për ruajtjen e diçkaje, mendojnë për ta mbajtur në formën që ka qenë. Por, si objektiv ne kemi jo vetëm mbrojtjen dhe ruajtjen, por edhe vazhdimësinë. Janë të treja aspekte të rëndësishme”, thotë Ron Rona, drejtor menaxhues në fondacionin “Preservation Hall”.

Shumë muzikantë amerikanë dhe të huaj ëndërrojnë të luajnë muzikë këtu. Pasi regjistroi një album këtu, autori dhe këngëtari Tom Waits e quan “toka e shenjtë” e xhazit.

“Është një histori gjallëruese njerëzish. Mendoj se po të pyesësh dikë në Çikago dhe dikë në Nju Orlins se çfarë është xhazi, do të marrësh dy përgjigje tepër të ndryshme. Pra për mua, kjo është muzika e popullit”, thotë zoti Rona.

Rreth 18 milionë turistë vizitojnë Nju Orlinsin çdo vit për të dëgjuar këtë muzikë te vërtetë amerikane. Në këtë qytet, xhazi përcakton frymën – në parqe, mbi lumin Mississippi, dhe kur mirëpriten vizitorët që vijnë në aeroportin ndërkombëtar që ka marrë emrin e legjendës së xhazit, Louis Armstrong.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...