“Kreolët e Ballkanit”, tre mbrëmjet e fundit në teatër

Premte, 21 December 2018 14:11

Drama "Kreolët e Ballkanit" shkruar dhe vënë në skenë nga Enver Petrovci me aktorët Elidon Alika, Vanesa Petrovci, Agron Shala, Kristian Koroveshi dhe Kriks Dumo vjen për tre mbrëmje me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “KLujtim Spahivogli”. “Mos i humb tri shfaqjet e fundit 21-22-23 ora 19:00 në sallën Goethe. Një histori emocionuese, një shfaqje plot dramë, aksion, tradhti dhe dashuri”, shkruan teatri për këtë shfaqje. Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë.

Për autorin e dramës Enver Petrovci në këtë botë disa luftojnë për tokën dhe të tjerë për shpirtin. “Bota përbëhet prej të papërcaktuarave, disa luftojnë për shpirtin dhe të tjerë për tokën” shprehet autori Enver Petrovci. Puna për ta sjellë në skenën e teatrit ka vijuar para disa kohësh dhe në role janë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj. Disa vite më parë kjo vepër teatrore është dhënë premierë në skenën e Prishtinës, ku atje është ndjekur me vlerësimin e publikut. Këtë herë për shfaqjen janë aktorë që publiku i njeh për aktivitetin me teatrin, por mes tyre rol i ka besuar dhe vajzës së tij Vanesa Petrovci. Vepra pas skenës së Tiranës mendohet që do të vijojë më pas dhe në skenat e teatrit në Kosovë. Me një jetë artistike në skenat e Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë si regjisor dhe aktor Enver Petrovci është nga emrat e artit më të vlerësuar. Jo vetëm me teatrin, por dhe me kinemanë ka dhënë një kontribut të madh. Me role nuk ka munguar në filmat në Kosovë dhe në Shqipëri, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Gjatë këtij muaji në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të vijojnë dhe të tjera shfaqje jo vetëm për të rritur, por nuk mungojnë dhe ato për fëmijët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...