Një memorial në vend të varrit të zhdukur të Trifon Xhagjikës

Tuesday, 25 December 2018 17:45

Trifon Xhagjika, poeti i pushkatuar nga diktatura në vitin 1956, fatkeqësisht ende pa varr, u rikthye këtë të diel përmes një memoriali në vendlindjen e tij. Përurimi u bë në truallin e shtëpisë së tij në Peshtan të Tepelenës në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë miq të afërm të familjes, shkrimtarë, poetë dhe gazetarë. Memoriali i Trifon Xhagjikës është punuar nga skulptori i talentuar Bernard Lekgegaj, ndërsa ceremonia e përurimit u organizua nga klubi i poezisë “Illz” dhe familjarët e tij. Publicisti, Rexhep Shahu theksoi rëndësinë që ka ngulitja në memorien historike të njerëzve që kanë dhënë jetën për lirinë e fjalës si pjesë e ndërgjegjes sonë shoqërore. “Dhe mes tyre Trifon Xhagjika shkëlqen në disidencën e tij”, tha Shahu. Ndërsa poeti Petrit Ruka u shpreh se “Trifon Xhagjikën e vranë në emër të ndalimit të fjalës së lirë”, duke shtuar më tej se poezitë e tij janë aktuale në çdo kohë që lexohen: “55 vjet më parë një breshëri plumbash duhet të jetë ndjerë këtu në Peshtan të Tepelenës më shumë se sa kudo tjetër... teksa rrëzonte përdhe një bir të këtij fshati, që ishte poet dhe e vranë në emër të ndalimit të fjalës së lirë. Nuk pati bërë asgjë tjetër, veçse duke vrarë frikën, kishte parë ëndrrën më të gjatë të njerëzimit; lirinë dhe kish vendosur ta bënte këngë. E vranë për këngët e tij. Sepse këngët i tmerrojnë tiranitë. I ndaluan ato këngë dekada të tëra. Thjesht i vonuan, siç na vonuan edhe ne 55 vjet që jemi këtu për të vendosur një shenjë kujtimi e nderimi tek ky memorial. Sepse jeta nuk është gjë tjetër vese një bashkësi shenjash për të gjetur rrugën deri tek më të mirët e saj siç ishte dhe Trifoni. Na vonuan që t'i themi faleminderit.

Ne dimë që jemi vonë Trifon por të kërkojmë falje. Edhe unë që kam lindur pak kilometra më tej, po buzë Vjosës, jam vonë i dashur Trifon. Por jam i lumtur që jam sot këtu me gjithë këta shokë e miq nga të gjitha viset e Shqipërisë dhe si djalë vendi, së bashku me Meron, Sadikun, Qazimin, Ilirianin e shumë të tjerë, më takon t'i falënderoj të gjithë emër më emër. Të falënderoj djemtë e Klubit të Poezisë me Rexhep Shahun, Izet Durakun e Flamur Hoxhën që janë iniciaiatorë të këtij takimi kaq të bukur e plot dhembshuri për ty. Të falënderoj nga zemra Mero Bazen, që i vetëm të risolli sërish në shkëmb e në bronz pikërisht këtu, tek ky shesh që kushedi sa herë e ke shkelur këmbëzbathur pas një "topi të bërë prej leckash, nga leckat e thinjura të Shqipërisë." siç thotë diku I. Kadareja. Tani po ta lë fjalën ty dhe po e mbyll me ca vargje të tuat që përshkruajnë nisjen tënde drejt qiellit, aty ku je sot e kësaj dite i ri dhe i bukur si çdo 31 vjeçar."

 

Modifikuar më Tuesday, 25 December 2018 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...