Anila Kati rikthehet në Tiranë me ekspozitën personale

Premte, 28 December 2018 12:09

Punimet në pikturë dhe në grafika të artistes Anila Kati artdashësit mund ti gjejnë këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Në ditët e fundit të vitit piktorja prezanton në ekspozitën e saj personale me 97 punime në muze. Kjo është ekspozita e tretë e saj në Tiranë dhe është prezantuar një krijimtari e pasur artistike, që është realizuar nga artisja ndër vite. Piktorja Anila Kati shprehet se prezanton në punimet e saj stile dhe teknika të ndryshme, por kjo ekspozitë është një rrugëtim në krijimtarinë e saj ndër vite. “Kjo është ekspozita ime e tretë, që hap në Tiranë dhe mendoj që këtë herë është dhe ajo më kompletja, sepse këtu kam përfshirë vepra të periudhave të ndryshme që e lidhin për të treguar se kush është Anila ndër vite, ku ka filluar dhe mbaruar. Janë 97 punime që prezantoj në këtë ekspozitë me stile dhe teknika të ndryshme. Janë punime në dimensione të mëdha dhe të vogla në grafikë dhe në pikturë. Në këtë krijimtari është rrugëtimi im ndër vite si artiste, sigurisht që unë kam marr influenca dhe kam parë shumë ekspozita, sepse kam pasur mundësi që ka qenë dhe ushqimi im, por nuk kam dashur që të kopjoj asnjë. Unë kam thënë që do zbuloj vetveten, kush jam unë”, pohon artistja. Nga Anglia ku jeton piktorja Anila Kati tregon se në ekspozitën e  saj të tretë personale që është çelur këto ditë në Tiranë janë vepra arti të realizuara edhe para se ajo të largohej nga Shqipëria. “Disa nga punët janë bërë këtu në Shqipëri në periudhën para se unë të largohesha, por pjesën tjetër të veprave e kam bërë jashtë, që kryesisht janë nga Firence dhe unë mendova ti ekspozoja këtu”, tregon piktorja. Ekspozita vjen me 97 punime por artistja tregon është ndarë në disa cikle, që nga grafikat e liceut, ikona e frymëzuara nga puna si restauratore, etj. “Në vitin 1991 unë shkova në Firence. Një vit pas vëllait im. Nuk është kollaj që të lësh vendin tënd, por nuk kisha më prindërit edhe nuk kisha më lidhje të afërta, familjen, veçse kushërinjve. Kam rifilluar të jem artiste kur kam ikur në Itali dhe atje kam bërë ekspozitën e  parë më 1991, më pas fillova restauron dhe më vonë erdhi akademia ku studiova për pesë vite. Ikonat që unë i kam bërë në kohën kur unë bëja restauron , ato mua më frymëzuan. Unë kisha bërë liceun, por kam pasur një periudhë që këtu m’u hoqën të gjitha drejtat, dhe kjo ka qenë një gjë që duhet ti vija krahët dhe ti jepja vetes sime elementët për t’u shprehur si artiste”, tregon ajo.

Në aktivitetin e saj Anila Kati është artiste e kualifikuar në artet e bukura,  në historinë e artit dhe në restaurimin veprave të artit, e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Firence, Itali. Ajo ka punuar në vende të ndryshme në restaurimin e pikturave dhe ikonave. Puna e saj është vlerësuar në disa ekspozita. Në dy dekadat e fundit ( në Itali dhe në Europë) Anila ka përdorur disa teknika në artin e saj që mund të shikohen qartë në variacionin e stileve në kompozimet e saj, duke përdorur kombinime të ndryshme dhe në 3D.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...