Pas SHBA-së dhe Izraelit edhe Britania do largohet nga UNESCO

Tuesday, 01 Janar 2019 20:08

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, edhe Britania do të tërhiqet nga UNESCO. Planin për tërheqje e konfirmon një zyrtarë i lartë britanik.

Britania vendi i cili para 40 viteve ishte një ndër themeluesit kryesor të UNESCO’s, ka vendosur që të tërhiqet nga kjo agjenci 160 anëtareshe e Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe pse këtë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht të ditur.

Një burim anonim nga Zyra e Jashtme, tregon se qysh nga koha e Timothy Raison, Ministër në Qeverinë Britanike të Margaret Thatcher, është planifikuar një tërheqje nga UNESCO. Por tash, duket se është planifikuar seriozisht që të tërhiqet nga UNESCO, të cilën e konsideron se është duke u keqmenaxhuar dhe se është ‘politizuar së tepërmi’, duke e cilësuar si të njëanshme akuzat ndaj Izraelit të cilat i konsiderojnë dhesi antisemite, trasnmeton gazetametro.net

Po ashtu edhe thirrje të deputetëve britanikë kanë bërë thirrje për tërheqje, e cila pritet të ndodhë shumë shpejtë edhe zyrtarisht.

Ndryshe, SHBA së bashku me Izraelin zyrtarisht me 1 janar e kanë braktisur këtë agjenci, ani pse pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës themeluan ketë agjenci e cila ka selinë në Paris të Francës, e cila ka për qëllim të promovimit të paqes, SHBA’të dhe Izraeli braktisin atë sot.

Komunikata nga Departamenti i Shtetit Amerikan, tregon se kjo braktisja nga kjo agjenci vjen pasi e konsiderojnë anti-izraelite dhe për shkak se agjencia më parë e kishte kritikuar Izraelin për okupim të Jerusalemit Lindor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...