More Raça: Duhet të merremi me gratë, sepse ato janë të diskriminuara në këtë shoqëri

E Enjte, 03 Janar 2019 10:32

More Raça është një regjisore e re e cila merret me gruan në dimensione të ndryshme. Filmat e saj trajtojnë gruan shqiptare, përditshmërinë e saj, dhunën ndaj saj, syrin e alivanosur të plot grave shqiptare, pafuqinë e tyre në shoqërinë patriarkale. Filmi i saj i fundit – “Ajo”, sjellë prapë gruan. Morea, as në të 30-tat e saj, tanimë ka marrë disa çmime dhe ka rrëmbyer vendin e saj në programe të ndryshme rreth regjisorëve e kinematografëve të rinj. Në këtë intervistë të fundvitit për KultPlus, Morea tregon pse ky obsesion me gjendjen e gruas në Kosovë, projektin e ri për filmin e metrazhit të gjatë dhe hobin e saj, sportin. 

KultPlus: Do ta nisim këtë intervistë me filmin e fundit “She” (Ajo). Një realitet i hidhur shqiptar. Na trego pse kjo temë, dhe pse kaq e lidhur Morea me tema që kanë të bëjnë me gratë?

More Raça: Këto janë tema të cilat më intrigojnë nga vetë fakti se gratë përballen me probleme të rënda jetësore në shoqërinë tonë. Mendoj se ne duhet të merremi me tema të tilla të cilat për subjekt dhe kryefjalë kanë gruan në shoqërinë tonë, shoqëri ku gruaja është shumë e diskriminuar.

KultPlus: Po ky film ka qenë afër edhe nominimit për Oscar? Cfarë përgjegjësie është kjo për Morenë si regjisore?
More Raça: Filmi është përzgjedhur si një nga nëntë finalistët në festivalin prestigjioz Manhattan Short Film Festival, kështu edhe ka fituar të drejtën për aplikim në ceremoninë Oscars 2019, ku futen filmat më të mire të vitit. Për mua si regjisore është një sukses i madh, pasi në këtë ngjarje kanë konkurruar mbi 4 mijë filma nga e gjithë bota dhe një tregim shqiptar si filmi “She” ka arritur të triumfojë suksesshëm.

Aurita Agushi dhe Diella Valla në “AJO”

KultPlus: Në anën tjetër, presim debutimin tënd në filmin e metrazhit të gjatë? Kur do të ndodhë kjo tek Morea?
More Raça: Filmin me metrazh të gjatë do të fillojmë ta xhirojmë së shpejti, në fillim të muajit prill dhe gjithsesi që ky do të jetë impenjimi dhe angazhimi im më i madh dhe absolutisht kryesor gjatë vitit 2019-të.

KultPlus: Përpos si regjisore, çka janë të tjerat aktivitete, qefe dhe hobe të kohës së lirë në jetën e Moresë?
More Raça: Hobi im është noti, prandaj Morea pos si regjisore ka dëshirë të merret edhe me not. Kam filluar të merrem me not që nga mosha e re pasi mami im është trajnere noti dhe më ka nxitur e motivuar të merrem me këtë sport që është shumë i mirë dhe i padiskutueshëm për shëndetin e njeriut.

KultPlus: Sot ka plot regjisorë të rinj, madje edhe të moshës tënde të cilët kanë suksese? A ka mbështetje institucionale sa duhet për zhvillimin e regjisorëve të rinj, marrë parasysh sukseset e tyre?
More Raça: Regjisorët kanë mbështetje, çdo vit shihet që po përmirësohen edhe kushtet për zhvillimin e kinematografisë në vend andaj edhe këto rezultate nuk janë të rastësishme, vijnë padyshim nga puna e mirë e krijuesve kosovarë por edhe nga mbështetja institucionale që sigurisht pritet të jetë edhe më e madhe, pasi realizimi i projekteve serioze kinematografike ka një kosto të lartë financiare.

KultPlus: Berlinale Talents – na trego pak për këtë sukses tjetër, si aplikove dhe çfarë nënkupton kjo për karrierën e Moresë, inkuadrimi në këtë program të rëndësishëm të Berlinales?
More Raça: Është një nderë dhe sukses i madh përzgjedhja në Berlinale Talents 2019 – një program që u kushtohet talenteve të reja dhe i cili ndihmon shumë në karrierën e pjesëmarrësve. Ky është një sukses për krejt filmbërësit në Kosovë. Pranimi im në një event kaq të madh botëror ku konkurrenca është shumë e madhe, me rreth 4 mijë regjisorë e artistë që aplikojnë vit pas viti, tregon që ka filmbërës të mirë dhe me potencial, të cilat do të luajnë rol në kinematografinë e Evropës në vitet e ardhshme dhe do t’i japin risi regjisë filmike.

KultPlus: Cilët janë regjisorët nga bota të cilët i pëlqen Morea?
More Raça: Disa nga regjisorët e mi të preferuar janë Abbas Kiarostami, Jafar Panahi, Jane Campion, Andrea Arnold, Debra Granik dhe Haifa Al Mansour.

KultPlus: Dhe për fund, cilat janë planet për vitin 2019? 
More Raça: Siç e thashë, këtë vit do të jem tërësisht e fokusuar në filmin tim të parë të metrazhit të gjatë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...