"Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllambë të dorës"

Premte, 04 Janar 2019 13:21

Thënie nga Alber Kamy (Albert Camus)

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme. 

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit. 

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllambë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. 

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. 

E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën? 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë. 

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

Kultura: qarja e njerëzve në fytyrën e fatit të tyre.

Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata.  E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë. Mos ec pas meje; nuk jam prijës.

Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek.

Ec përkrah meje dhe ji miku im.  Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies. Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre. 

Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik. 

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.

Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.

Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë. 

Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!

Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj. 

 Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.

Integriteti nuk ka nevojë për ligje.

Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht. 

Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë. 

Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është.

Njeriu dëshiron të jetojë, por është e padobishme të shpresojë që kjo dëshirë do t’ia diktojë veprimet e tij.

Njerëzit binden nga argumenet tua, çilërsia jote dhe serioziteti yt vetëm pasi të kesh vdekur.

Njerëzit duhet të jetojnë dhe të krijojnë. Të jetojnë deri në pikën e lotit.

Askush nuk e kupton se disa njerëz shpenzojnë pa masë energji për të qenë normalë. S’ka asgjë më të neveritshme se respekti i bazuar në frikë.  Një lidër dhe një popull do të thotë një mësues dhe miliona skllevër. Vetëm filozofia e përjetësisë, sot në botë, mund të justifikojë jodhunën. Bujaria e vërtetë ndaj së ardhmes është t’i japësh gjithçka të sotmes. Fisnikëria e vërtë është e bazuar në shpërfillje, guxim dhe indiferencë të thellë. Hakmarrja është e lidhur me natyrën dhe instinktin, jo me ligjin. Ligji, në vetvete, nuk mund t’iu bindet të njëjta rregulla si natyra. Disa njerëz flasin në gjumë, mësimdhënësit flasin kur të tjerët flenë. Absurdi është koncpeti thelbësour dhe e vërteta e parë.  Mendja moderne është në pështjellim të plotë. Dija e ka shtrirë veten deri në atë pikë sa as bota, as zgjuarsia jonë nuk mund ta shfletojnë. Është e vërtetë se ne po vuajmë nga nihilizmi.  Nevoja për të pasur të drejtë është shenja e një mendjeje vulgare. 

Shoqëria e mbështetur në prodhimin, është vetëm prodhuese, jo krijuese. 

Mirëqënia e njerëzve në veçanti ka qenë gjithmonë alibia e tiranëve. 

 Ata që iu mungon guximi mund të gjejnë gjithmonë një filozofi për ta justifikuar atë.  Ata që shkruajnë qartë kanë lexues, ata që shkruajnë errët kanë komentues. 
Ta braktisësh veten për parimet është vërtetë vdekje – dhe është vdekje për një dashuri të pamundur e cila është e kundërta e dashurisë.  E vërteta, si drita, verbon. Rrena, në të kundërt, është një terr i bukur që nxjrr në pah çdo objekt.

Çfarë është një rebel, një njeri që thotë jo. / Elida BUÇPAPAJ /

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...