Nga 3 janari ka filluar të shfaqet në kinema filmi, “Në Portën e Përjetësisë”, realizuar për jetën dhe krijimtarinë e piktorit holandez Vincent Van Gogh. Realizimi i arrirë vjen edhe falë interpretimit të aktorit Willem Dafoe, i cili është kandiduar për çmimet “Golden Glob”.
Vetëm një regjisor i rangut të Julian Schnabel mund të sjellë në ekranin e madh një film si “At Eternity’s Gate”, mbi jetën dhe anën njerëzore të piktorit holandez Vincent Van Gogh, si dhe për krijimtarinë e kërkimet artistike e ato ekzistenciale.
Realizimi i arrirë vjen edhe falë interpretimit të aktorit Willem Dafoe, i cili është kandiduar për çmimet “Golden Glob”.
Regjisori Schnabel thotë se sa herë që flitet për Van Gogh-un, sillet diçka e re.
Sipas tij, filmi u largohet linjave tradicionale dhe përçon te spektatori botën përmes subjektivizmit të piktorit, qoftë në qytetin Arles, ku Van Gogh luftoi për t’u integruar, qoftë në natyrën e mrekullueshme përreth, ku piktori mori frymëzimin.
Për aktorin Willem Dafoe puna për realizimin e rolit ka qenë e thellë.
"Më është dashur të mësoj të pikturoj dhe të lexoj shumë. Role si ky janë padyshim një përvojë që të ndryshon jetën përgjithmonë dhe për një aktor sjellin transformimin e vërtetë,” është shprehur aktori.