Enver Shëngjergji: "Kumbaro i vuri kazmën kulturës dhe artit"

E mërkurë, 16 Janar 2019 14:36

“Kisha shkruar dikur për ministren Kumbaro, që do biesh një ditë nga fiku, por do biesh dhe emri jot nuk ka për t’u përmendur më kurrë në jetë. Edhe nëse do të përmendet do të jetë vetëm për të keq, sepse i vure kazmën kulturës dhe artit në përgjithësi. Kështu shprehet kompozitori i mirënjohur Ever Shëngjergji. Sipas kompozitorit, Ministria e Kultur;s financon, të paktën çdo vit 160 projekte, nga të cilat po t’i shikosh të realizuar në popull nuk merreshin në vesh. Një herë i kam kërkuar a ka mundësi që ti si ministre të evidentosh vlerat monetare të të gjithë vitit të kaluar, që ti i ke sponsorizuar, sa janë realizuar dhe si janë bërë. Një ministri që kishte mungesë transparence, ai fond ku shkonte dhe çfarë dilte në popull? E drejta e autorit keq. Në Europë është 250 mijë euro gjobë për vjedhjen e të drejtës së autorit, ndërsa tek ne merr kush të dojë. Në rradhë të parë tek ne nuk denjojnë të të pyesin për krijimtarinë jo më të të japin dhe vlerësim monetar që na takon si autorë. Ligji është bërë, por nuk zbatohet, askush nuk e vë ujin në zjarr.

Ministrja Kumbaro nuk ka pasur as më të voglin respekt për t’u takuar me mua. Kam shkuar dy herë në ministri dhe nuk ka denjuar të më presë. Unë kam thënë ajo më shpejt pret një veteriner, se sa një artist. Dritëro Agolli ka thënë tek vepra “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që në Francë edhe francezi më injorant dhe më i humbur e di frëngjishten, ndërsa këtu në Shqipëri tek ne numërohen me gishtat dhe këta pretendojnë se e dinë. Ajo mund të njohë mirë Balzakun, por nuk njeh krijuesit shqiptarë”

Lidhur me krijimtarin; e sotme, klipet qe b;hen nga k;ng;tar; t; ndrysh;mm, Sh;ngjergji ka k;t; mendim: “Klipet muzikore të kohëve tona ishin vetëm një ilustrim, filmime. Vaçe Zela apo Bujar Qamili kanë bërë dhe të tjerë, ndoshta nuk mund të quhen tamam klipe, por ishin në natyrë. Por sot çfarë shikojmë? Klipet e sotme më mizerabël, klipe me kallashë, klipe lakuriq, etj. Nuk e di nëse mund të quhet ky art që edukon. Arti ka një qëllim të edukojë dhe jo të shkatërrojë. Këta me këto klipe nuk nxjerrin në pah atë që është kryesoja, krijimtaria muzikore.

Në përgjithësi muzika shqiptare është shumë e paktë ajo që me të vërtetë sot mban aromën shqiptare, të gjitha janë të vjedhura. Janë të punuara me kompjutera, njerëz që kanë bërë nga 6 muaj kurse kitare janë dhe kompjuteristë shumë të mirë. Këngëtarë që qajnë se i kanë lënë dashnoret, këngëtare që qajnë se i ka lënë dashnori, por si nuk pashë një këngë të fillojë dhe të martohen, por vetëm qajnë. Pra një art që nuk i shërben kombit, popullit, zor se do të jetojë dhe mbahen mend këta lloj kompozitorësh dhe teksteshkruesish. E kam thënë dhe herë, që nuk janë këngët me tak e tuke. Pra kemi një lloj banaliteti që në vend të edukojë po çedukon, në vend që rinia të marrë gjënë më të mirë të artit nuk e gjen. Nuk e dimë çfarë mund të edukojë kjo lloj krijimtarie. Por mes këtyre problemeve sigurisht që kemi dhe krijimtari të mirë, dhe të mohosh të renë që është e mirë është nihilizëm. Unë si takoj as këtij brezi, por ne kemi sot dhe krijues të shkolluar dhe të mirë, kemi këngëtare me vokal të shkëlqyer. Mirëpo ka një gjë, që dhe këto këngëtaret e mira me të drejtën për t’u ushqyer e harxhojnë nganjëherë vokalin e tyre dhe me këngë që nuk kanë vlerë. E dyta, krijimtarinë tonë e kanë kënduar dhe do vazhdojnë ta rikëndojnë dhe të tjerë, por si ka mundësi që mos ti riprodhojnë siç i kemi shkruar ne? Por do ti vënë ndonjë bisht si e si për të treguar që po e bëjnë moderne. Jo more zotërinj, ne i kemi shkruar ato këngë dhe nëse jeni të zot këndojeni siç e ka kënduar Vaçe Zela, Gaqo Çako, Alida Hisku, Parashqevi Simaku dhe të tjerë dikur.”

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...