Entela Konomi rrëfen pikturat e jetës së saj

E Enjte, 17 Janar 2019 10:47

Entela Konomi është një histori e suksesit në Montreal. 

Ish-juristja e Tiranës, ka menduar ta kthejë në profesion ëndrrën e saj. Pasioni për pikturën, ngjyrat, telajon, historitë e tyre e kanë rrëmbyer për ta bërë protagoniste të mjaft ekspozitave. E ardhur në Montreal 3 vite më parë, Entela ka guxuar të sjellë risi në evenimentet shqiptare duke sjellë aromë gruaje. E diplomuar për Drejtësi, Konomi i është larguar Shqipërisë për ta hequr përfundimisht togun bardh e zi dhe për t’i dhënë alternativa shumëngjyrëse jetës së saj.
Është nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte mjaft e përkushtuar. Që prej vendosjes së saj në Kanada, miqtë e saj tashmë nuk janë vetëm shqiptarët. Çiltërsia e saj, talenti dhe marrëdhënia mjaft speciale që të ofron janë garanci për miqësi të mirë me të.
E takuam së fundmi në galerinë “Ambigu” ku ajo ishte pjesë e ekspozitës “DECEMBART”. Ajo shprehu gatishmërinë për të na bërë xhiron e prezantimit të të gjitha punimeve të saj. Entela ishte ndryshe nga të tjerët, jo vetëm për faktin se ishte e vetmja grua pjesëmarrëse, por edhe se përshkrimi i tabllove të saj kishte nga një histori. Ishte koherente me ngjarjet dhe reflektimi i saj me të tashmen ishte hedhur në punimet e saj artistike. Secila prej tyre kishte një emër krejtësisht ndryshe nga ajo e rradhës.
Ne u ndalëm dhe folëm për punimin e pikturës së titulluar “Gjakmarrja”, fatkeqësisht një fenomen ende aktual për shoqërinë shqiptare. Entela na shpjegoi se si janë kullat e ngujimit në sytë e saj. E frymëzuar nga sakrifica e një mësuese shqiptare që edukonte prej vitesh fëmijët e një rajoni të tërë të prekur nga fenomeni, ajo ndjeu "detyrimin" ta përkthente në gjuhën e saj me penela.
Pikturë e gjetur ishte edhe "Burrat me pardesy të bardhë". Si një ish-studente e dhjetorit ’90, Entela kish zbërthyer të gjithë liderët e parë të Demokracisë me uniformën e vetme të modës së asaj kohe. Sipas saj, fytyrat e të gjithëve ishin të ftohtë, të largët dhe ajo i kish identifikuar me ngjyrën blu. Si për ta modernizuar, detaji që u kish shtuar ishte vetëm një papijon sa për t’i dhënë formën e "zotërisë".
Personazhet e Entelës janë të shumtë, aty gjen intelektualë, gjen fëmijë, ka edhe tabllo që përshkruajnë probleme sociale, ka femra domosdo siç ka edhe burra. Entela Konomin për të gjithë ata që janë të interesuar ta takojnë, e gjejën çdo ditë pranë galerisë "Ambigu". Ajo do t’u tregojë akoma më shumë mbi pasionin e saj dhe disa sekrete suksesi. Marre nga ALBANIAN MONTREAL PRESS

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...