E vërtet e përjetshme/Poezi nga Drita Ademi së shpejti përkthehen edhe në gjermanisht

Premte, 18 Janar 2019 18:10
Skica,  e punuar nga Bashkim Alushi Skica, e punuar nga Bashkim Alushi

E VERTETE E PERJETSHME

Protesta pulebardhash klithin trupit t´saj

Prandaj ftyra e saj asht e rralle

Prandaj zemra e saj asht e rralle

Prandaj syte e saj jane si zemer zogu, si ftyre loti.

Ajo ec  zdeshun mjegullave, pikave t´diellit,

Ja merre dhimbjes dhimbjen,

Dashunine e ruen n´errsine,

Si  nji anderr anestezie 

Si nji t´vertete t´perjetshme

Trupi i saj.

ME DUER PREJ UJI

Unë nuk mund të kthehem si ju,

 sepse ju nuk keni ikë.

 As unë nuk kam ikë, kush ju tha?

 Kam shkue.

Vallen e pulëbardhave e kam ndjekë.

 Lotin e drenushës kam pasue.

 Duert e mia kanë qenë prej uji.

 Zoti çdo ditë i ka la me bekimin e dritës.

 Pash për pash shpresën kam ndjekë,

 lojën ma të bukur e kam ba me jetën.

 Ajo mashtro mue, unë mashtro atë,

 ajo verbo mue, unë ndriço atë,

 ajo zhvesh mue, unë vesh atë me stil “alla Dritë”,

 ajo vrapo, unë fluturo mbi veten e shkueme.

 Për me u kthye si dhe i zotit.

 

DIALOG ME AZEM SHKRELIN

Kur lirika vonohet me u kthye n`atdhe

 a e din kujt i ngjaj?

 Zogut i ngjaj.

 Zogut që e pat vra gjuetari në fëmijëninë time.

 Zogu pat ra në tokë pa frymë,

 e fshihte kryet nën shi.

I lëshonte krahët përdhe dhe e përzinte shpirtin...

 

HANËZA DHIMBJESH

Hanëza dhimbjesh lindin në prendim,

 të kuqe, të ngrime,

 të përjetshme.

 

TË KAM PA ANDËRR

Të kam pa andërr tue u mërzitë për mue,

 tue më dashtë mue,

 tue qeshë me mue dashunisht.

Të kam pa andërr tue heshtë,

 ulun në bankën e nji vjeshte tjetër

 e malet me thinja

 e drita mbushte sytë e tu me ar.

 Të kam pa andërr tue të harrue,

 si vdisnin në mue

ngadalë ata sy me ar e thaheshin ata lisa

 e shterrej ai lum

 e qanin zanat për atë burrë

që n’kambë s’do të çohej mbrenda meje kurr.

 

E HESHTUN E HUEJ

Jam nji pasardhëse e heshtun

 në mes të dy qiejve,

 si hana n’errësinën e natës.

 E humbun, e kalueme...

Jam nisë me ardhë,

 natyrisht edhe me u kthye.

 Gjethet bien pa shifra,

 pa kode të dheut.

 Afër trungut të tyne ata treten lirshëm.

 Jam veç nji qenie e heshtun në mes të dy hapsinave,

 si nana n’përditësitë e jetës:

 e mallueme, e hutueme...

Jam nisë natyrisht...!

Do të kthehem,

 që ju të besoni,

 që ju të kuptoni…

 Se çka do të thotë të bahesh shifër me kodin: E huej

Vetmi

Une nuk kam shtepi
Prandaj shkruaj vjersha
Prandaj vuaj
Nuk e di cfare do te thote te kesh koke
Nuk e kam kuptue kurre
Cka do te thote me te pas ty
Muzen e dites e kam humbur permes teje
Me ke munguar gjate, shkruaj naten.
Liria eshte vec fjale e merzitshme
Nuk i sjell te gjithe njerezi ne shtepi, te gjithe engjujt.

Ti po hesht


Pse hesht?
Asnjihere nuk e ke dashte heshtje.
Fol se yjet po keputen:
Cfare thua nese te gjithe i mbledh zemren ta ndeze si dikur pa asnji fjale.
Une po qaj
Zemra po me dridhet ne ngasherim
A asht kjo perulje
Perkulje bese, fol, fol, foool
Mos te digjen neonet e ta kem meri naten.
Dhomat e shpreses mbajne aromen tande heshtanake
E une venitem mes jetes dhe pafajsise.
Oooo nuk mundem me te perballoj
Fundin e asgjese, as fundin e dashnise, mnershum kendon trishtili sikur me ka ra ne bese...

Sehnsucht

Me ka mar malli per poezine teme, te bardhe
per ate qe flet me buzet tua t´holla
per ty, qe kater muaj tue hesht ,zemra jote
ne kete kohe kishte vetem melodine e nji gjum,t´rand
ndersa une pa pune vec tingujt e nji kitares se pervajshme
kjo asht e verteta,
megjithate dua te ket nji Hapy End
nuk kam hequr dore:
Kur te humb fjala ty, flas une me buzet tua
shkruaj une me doren tende
zemrat i ngrohim te dy
ne qofte se nuk asht e mundur
vdesim te dy
dhe keshtu e kemi provuar vdekjen prej malli.

Tokë e shqepun

U zunë dy lule
njëra dëshironte anên e diellit që të kishte edhe diell edhe hije
tjetra dëshironte të fshihej pas qelqit .
Ra qelqi e u thy e
zemra jeme u gris, për lulen krenare
u zu dielli nga retë lulja mbeti pa diell e pa hije
e tan shpirti jem u ba tokë e grisun nga nji trill i krisun.

Me pelqen ta therras Zotin
Cdo mengjes, cdo mbremje
Perdite
Pernat
Zoti me do
Me fal
Me peshperit
Nga te gjitha anet zogjt kraheve me rrine
E ndjej veten cdo cast si ringjallem
Se pari ne shpirt pastaj
Ne vargje
Ne fotografi
Si e besoj Zoti
Kenaqem
Per asgje s' ndihem fajtore
Qysh se kam lindur
Ai det aq i paqte
Leshon paqe mbi dhe
Ai diell.
O Zot
Te falem!

Poezine e fundit

Nuk do ta shkruaj

Do ta marrme vete

Te me mer malli

Per Ju.

Dashuni

Ma ka shtue Zoti lumtunine
per qef tandin tue valezue
gishta e gjetheve kercasin
trak, trak, trak
me taka te nalta Dielli vjeshtak
thur legjenda

Mall

Sec kam nji mall  qe me djeg

Zanin tand me ta ndigju

Nepeer kohe ngjithem , zbres

Ne krahe pulebarshash bahem vjeshte.

Dashuni ne vjeshte

Gjithe diten  rri ty.

Flasim mall, t´i puthi syte,

Zhveshem  shpirtit si qiell pa re,

ti bahesh zog, leshon hije e qiell

une preke puplat,

deri n´ dashni, heqim kufijt

rrim ne shi, diell kujtimesh shkruajme,

flasim me perendite.

 

ASHT KOHA PËR NJI BRITMË

Ikën pulëbardhat tue thirrë
nga foleja në fole.
Kangët e tyne t’bardha
që këndoheshin ndër ne…

-----------------------------------------------------

Due me t´i fshi lotet


Prej andrres te keqe me t´zgjue
Kosove thika ime tri fjalshe
….
Kange per ty s´kam ma
As britme,
U harxhue prralla e fjaleve

Kemishe e kuqe e gjakut tim
Tash mbi njiqind vjet
Te pres e nuk vjen

ZJARR


Ti ike
Me le vetem me mallin tim
Me merzine time
Vetem
Me dyshimin tim
Vetem
Me zjarrin qe e mbolle ne mua.
Une digjem
Une ende nuk jam djegur.

Nji Adam e nji Eve

Poezia jeme lidhe qetsine tande precize Adam
Ashklat e zemres, ban zà mbi te gjitha buzeqeshjet, lotet , gezimi kofshin
Ma nuk te leshoj, gjethnaje trupit t'u kam ba Adam
Ty gjunjet te dridhen
Hesht
Ajo heshtje dhe duert t'i dridh s'ke fjale me thane, vjeshtak i bardhe
Dicka don me peshperite, te ndjeje si dikur nga larg , kur t'i dergoja zogjt e mi , ti ma dergoje gjithe flladin e bjeshkes, ti pikerisht ti, vjeshtak i bardh, qe zgjon mall
E ha perdite molle
Ne kete pragdimni te gjate...
Te due sa bjeshket rete e zogjt bashke Eva,
Era peshperite shira te ftohta ...Eva.

Gjama jeme ka me ken sa drita
Kur te deksh me te ngjalle
Me te bukuru , per qejfin tem
Si atehere kur m'i dergoje rete
Ambel trupin kam me ta lotue
Zane mali kam me u ba
E ne mos deshirosh me u ngrite vorrit
Vdeksha me mire
E verbt, mes vargjeve te loteve kam me te nderue si ujkun qe kurre hanen s'e gjet
Le te shkruhen mijera vargje,
Kange e tragjedi
Dy veta u deshen dikur
Te fshehun emrash, s'u preken kurre!

Nji zemer ju lutem

Nji zemer me duhet ne cdo kohe
t´ja kaloj dhe zemres teme!

---------------------------------------------------------------------------------------------

Gurzgjuar,
Gurheshtur,
Gurmardhur,
Gurpjekes,
Gurthyes,
Gurkembyes.
Çdo fjale thyen gurin,
Çdo thike vret trurin,
Çdo milingone eshte tullace
Pa ashte.
Cdo dite ka nje kalim,
Cdo cast ka nje buqime,
Cdo loje ka nje fund,
Cdo pikellim ka nje gezim,
Cdo vdekje ka nje lindje tjeter,
Çdo lindje ka nje harrim...

Poetëve


oh, c'të duhet t`a quash veten poet
po nuk e zbrite hënën në prehër
gjysëm e veshur, gjysëm e zdeshur
gjysëm gjak, gjysëm e vaktë
herë e qeshur, herë e zënë në merak
qati mbi qati përvelon
e ikën prap...

Ma mire nuk dita me ju dashte

Gjithe jeten kerkoj nji rruge
Me palcen e botes t'jetoj
Nji udhe per sy, per shpirt
Por kot, bota perhere mbyll qepallat si engjej
E une lotoj ne derrasen time te thyeme e kurre mure s'pata
Por ndoshta nuk dita t'ju due sa duhet, n'andrrat e mija te vobekta
Si fashat e nji trysnie .
Larg e ma larg shoh veten t'pikllueme
E vec vjersha dashnie shkruej.
O ju qe sonte do te rrini gjate zgjuar tue qesh,

 betohuni se keni dhe mue drite me me ofrue te pakten,

 ne diten e vorrimit
Keni me ba amin !
Zera te lashte kan me ju mbulue
Se nuk dita, nuk dita ma mire me ju dashte.

--------------------------------------------------------------------

Grimca buzëdrite
...
Det buzërërë
natë gjysëmhënë
...
oxhak dhe besë
puthje në Paris
...
dy pëllumba
gurë dhe krua

 

Nuk me dhimbset aspak

 kjo jete qe po shkon,
isha perhere

e humbuna juaj...

Modifikuar më Premte, 18 Janar 2019 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...