Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

E Enjte, 24 Janar 2019 13:42

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, ditën e hënë, datë 28 Janar 2019, ora 11.00. Tryeza Shkencore do të fokusohet në rolin dhe veprimtarinë e Ismail Qemal Vlorës në çështjen shqiptare. Ligjëruesit në Tryezën Shkencore janë Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Kaliopi Naska, Prof. Dr. Nevila Nika, Prof. Dr. Frederik Stamati, Dr. Ariola Prifti, Dr. Paulin Marku dhe Dr. Ardit Bido.

Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, më 24 janar të vitit 1844, në qytetin, ku 68 vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e flamurit më 28 Nëntor u zhvilluan në shtëpinë ku ka lindur Ismail Qemali. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit.

Ajo hapet me fotografinë e tij në moshën 27 vjeçare, në një nga shumë funksionet që ai ushtroi në Perandorinë Osmane, si President i Komisionit Europian të Danubit. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore Ismail Qemali u shqua si njeri me ide liberale dhe reformatore. Për shkak të pikëpamjeve përparimtare dhe liberale Ismail Qemali për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, në maj 1900 u arratis nga Turqia dhe iu kushtua çështjes kombëtare shqiptare. Arratisja përshkruhet në botimin e datës 4 maj 1900 te gazeta franceze “Le Constitutionnel”.

Ismail Qemali u dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit, në pragun e Luftrave Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte shqiptarëve autnominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike së bashku me Luigj Gurakuqin ndërmori një aksion të ri politik për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë.

Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë, ku u takua me personalitete politike austro-hungareze e me përfaqësues diplomatikë të Fuqive të Mëdha, ku siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare. Udhëtimi i Ismail Qemalit me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, nga Trieste për në Durrës, përshkruhet në fotografitë dhe shkrimet e gazetave “Le Figaro” dhe “La Presse”. Pasi u kthye në Shqipëri, thirri mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë.

Në këtë Kuvend, që u mblodh më 28 nëntor 1912, lexoi deklaratën e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritin flamurin kombëtar. Ky akt përmendet në gazetat prestigjoze franceze të kohës “Le Figaro” dhe “Le Gaulois”. Në fillim të janarit të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u dërgoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të mbledhur në Konferencën e Londrës, një memorandum për të mbrojtur kufijtë natyrorë shqiptarë.

Ismail Qemali dhe delegatë të qeverisë së Vlorës u nisën për në Europë. Ata vizituan Romën, Parisin dhe Londrën, ku zhvilluan veprimtari të dendur diplomatike në kancelaritë e Fuqive të Mëdha, për të siguruar mbështetjen e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Këto momente paraqiten në fotografi dhe në shkrimet e gazetave franceze “Le Matin” dhe “Le Radical”.

1-vjetori-i-pavaresise-foto-orgjinale-lef-nosi-em-flamur-905x395.jpg

Më 22 janar 1914, Ismail Qemal Vlora dha dorëheqjen, duke ia kaluar tërësisht pushtetin Komisionit Ndërkombëtare të Kontrollit. Me këtë akt u shënua dhe rënia e Qeverisë së tij, që ishte krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 4 dhjetor 1912. Ky akt është publikuar në shkrimet e gazetave franceze “Le Journal”, “Le Matin” dhe “Le Figaro”. Vitet e fundit të jetës Ismail Qemal Vlora i kaloi në mërgim (Itali, Spanjë, Francë), duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut. Ismail Qemali vdiq në Peruxha të Italisë më 26 janar 1919.

8c449a5a11dca62740cde5a611874100_XL.jpg

Më 12 shkurt trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me flamurin kombëtar, u shoqërua në Kaninë. Në ceremoninë e varrimit u mbajtën dy fjalime nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Me rastin e 20-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1932, u vendos në një varr të ri monumental në lulishten pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, me një ceremoni shtetërore të posaçme. Përmendorja e “Flamurtarit”, që ngrihet mbi këtë varr, e realizuar nga Odhise Paskali, simbolizon kurorëzimin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar me Shpalljen e Pavarësisë.

Ekspozita prezanton për publikun objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, etj.

Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...