Robert Redford, themelues i festivalit amerikan të pavarur të filmit “Sundance”, i cili është edicioni i këtij viti ka filluar të premten në Park City, Utah, pohoi se ka hequr dorë nga organizimi i festivalit. Aktori i famshëm tha në një konferencë për shtyp se ishte koha, pas 34 vjetësh që nga edicioni i parë i festivalit, të tërhiqej. Redford shtoi se “do të vazhdojë të jetë i pranishëm në festival, por dëshiron më shumë kohë që të kaloj në në shoqëri të miqve. Njoftimi i tërheqjes përkon me shpalljen më se është pensionuar edhe nga bota e filmit, pas realizimit të “The Old Man and the Gun”, i cili tashmë është shfaqur në kinematë e Shtetet e Bashkuara. Redford, 82, drejtoi nëntë filma artistikë dhe me “People Ordinary” në vitin 1981 fitoi një Oscar.
Ai kurrë nuk fitoi një Oscar për aktrim, edhe pse kishte më shumë role në filmat kult, të tillë, si “All The Presidents Men”, “Three Days of Condor” dhe “Out of Africa”. Ai fitoi çmimin e nderit për arritjen jetësore gjatë vitit 2002.
Festivali i Filmit Sundance, themelues i të cilit është aktori, është bërë një nga festivalet më të rëndësishme amerikane të filmit të pavarur, i cili ofron një mundësi për regjisorët premtues të cilët merren me dokumentarë, të promovojnë projektet e tyre dhe të tërheqin vëmendjen e një publiku të gjerë. Ndryshe, Quentin Tarantino, Paul Thomas Anderson dhe Darren Aronofsky kanë gjetur veten në skenën filmike pas paraqitjes në në Sundance.