Galeria Kombëtare pa axhendë, ende nuk është publikuar kalendari i aktiviteteve

Hënë, 28 Janar 2019 13:18

Galeria Kombëtare e Arteve ende nuk ka publikuar kalendarin e aktiviteteve për vitin 2019. Ndonëse me financim nga shteti dhe me detyrime për promovimin e punës së artistëve, ky institucion duket se ka mbetur larg pritshmërive për numrin dhe cilësinë e aktiviteteve. Në këtë situatë nuk kanë munguar as akuzat për përcaktimin nepotik të axhendës së aktiviteteve. Galeria Kombëtare e Arteve pa një kalendar artistik dhe vetëm me një ekspozitë është kthyer në një institucion që po qëndron larg artit. Prej kohesh artistet e kane ngritur zerin por gjithcka bie ne vesh te shurdher. “Mund të themi që sot GKA është në një kaos total. Nuk ka një platformë të qartë, së dyti axhenda nuk është e shpallur e publikuar për gjithë vitin. Së treti ka një vizibilitet mizerje sa i përket në media dhe në rrjetet sociale, pra zëre se nuk ekziston GKA në raport me publikun dhe ka hyrë në një monolog total ai institucion. Problemin më të madh e ka lidershipi i GKA, që pasohet nga problemet dhe paqartësia që ka Ministria e Kulturës” shprehet dekani Ardian Isufi.  Edhe për piktorin Adrian Devolli kjo është një gjendje që edhe Ministria e Kulturës nuk po tregon interes për të parë se çfarë ndodh me GKA. “Anormale që prej disa muajsh GKA nuk ka prezantuar as kalendar, as aktivitete, asgjë. Pra punë si pronë private. Drejtori i GKA ka përgjegjësinë kryesore duhet të bëjë programin, etj. Ministria e Kulturës në vend që të shikojë se ku po shkon ky institucion as do t’ia dijë, por duket se iu pëlqen kjo gjë”, përfundon Devolli. 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...