Një histori familjare në Teatrin kombëtar, nga Spiro Duni

Tuesday, 29 Janar 2019 14:34

Një histori e familjes së kohëve tona, shkruar nga Tracy Letts, do të vijë së shpejti në skenën e ArtTurbina nën regjinë e Spiro Dunit. Regjisori ka nisur provat për të sjellë këtë vepër jo të lehtë nga ana regjisoriale.

“Gusht: Portret Familjar” është një komedi e zezë, ngjarjet e së cilës ndodhin në Oklahoma. Anëtarët e familjes Weston janë të gjithë krijesa inteligjente dhe të ndjeshme, por me aftësinë e çuditshme për ta bërë njëri-tjetrin totalisht të mjerueshëm.

Një fatkeqësi familjare mbledh njerëzit e afërt dhe skenë pas skene, të gjithë shpalosin njollat e shumta të karakterit të tyre.

Në role kryesore interpretojnë aktorët Merita Xhani, Flaura Kureta, Eva Alikajt dhe Luli Bitri. Sipas regjisorit Duni, ngjarjet e dramës nuk ndryshojnë shumë nga ajo që reflekton Shqipëria e sotme. Në qendër të historisë është poeti i dështuar dhe i alkoolizuar Beverli, i cili kujdeset që para se të zhduket ti gjejë të shoqes së sëmurë një kujdestare. Por e gjithë historia është e veshur me tone komike.

Vepra është konsideruar si tepër e fortë dhe një shuplakë për familjen amerikane, dhe kjo ka bërë të tërheqë vëmendjen në teatro të ndryshëm të botës.

Autori

Tracy Letts ka lindur më 4 korrik 1965 në Oklahoma të SHBA-së, është aktor dhe dramaturg, fitues i çmimin Pulitzer dhe pesë çmimeve Tony Awards në vitin 2007 me dramën “Gusht: Portret familjar”.

I frymëzuar nga puna e babait të tij në teatrin e komunës, Letts vazhdoi karrierën e tij në aktrim. Në moshën 20-vjeçare Letts u shpërngul në Çikago, ku nisi rolet e tij të para si aktor dhe ku filloi të shkruante veprat e tij të para.

Në vitin 1991, Letts shkroi “Joe Killer”. Skenari ishte aq grafik dhe i dhunshëm, sa asnjë kompani teatri nuk binte dakord për ta prodhuar atë. Dy vjet më vonë Letts dhe disa aktorë të tjerë e realizuan vetë shfaqjen. Kritikat qenë të ndryshme, por nuk e penguan atë të kishte sukses.

Ai shkruan “Bug”(Insekt), një histori dashurie e një gruaje që është droguar nga kokaina dhe një njeri që mendon se trupi i tij është i infektuar me insekte. Shfaqja u shfaq në Londër në vitin 1996 dhe më pas në Nju Jork.

Në 2003 Steppenwolf ngjiti në skenë shfaqjen e ardhshme te Letts “The man from Nebraska” (Buri nga Nebraska), e cila arriti të ishte finaliste e çmimeve Pulitzer.
Vepra që do të pasojë është “Gusht:Portret familjar” një komedi e zezë e cila trajton historinë e një familje jofunksionale nga Oklahoma e cila përballet me vdekjen e kryetarit të familjes.

E ngjitur në skenë nga Steppenwolf dhe Broadway në 2007 me vetë autorin Letts’ në rolin e kryefamiljarit. Sipas Letts karakteret e tij bazohen në personazhe të jetës reale të cilët nuk arrijnë dot të shprehen në mënyrë letrare.

Regjisori

Spiro Duni diplomohet si regjisor në vitin 1983 në Institutin e Lartë të Arteve , Tiranë dhe specializohet në 1991 në Teatro Nazionale di Roma, Itali. Në eksperiencat si regjisor veçohen realizimet me Teatrin Skampa të veprave: “ Dy krisma në Paris”, “Shtegu i zënë”, “Kyçi i artë” “Ëngjëjt e skëterrës” , “Turneu”, “Nëpërka ” , “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë” , “I pangopuri” ,“ Pushteti i grave” etj.

Me Teatrin Kombëtar ka vënë në skenë veprat: Triptikun “Tre shakatë e Çehovit”, “S’ka të ngopur”, “Macja në çatinë e nxehtë”, “ Drejt perëndimit ”. Gjithashtu edhe veprat: “ Njeriu që pa vdekjen me sy ” në Teatrin Kombëtar Prishtinë, “ Zi e më Zi ” në Teatrin A. Moisiu në New York, “Vizita e damës plakë” në Salem State Theatre, USA . “Shpellari”, “Këngëtarja tullace”,“Fishkëllimë në errësirë”, “Shtrigat e Salemit”, “Doktor Shuster ”, “Ëndrra e Ismail Qemalit”, “Udhëtim i gjatë drejt natës ” , “Spiuni i Ballkanit” , “Pushteti i grave” në Teatrin Kombëtar. “Perëndeshë e bukurisë” në Teatrin Andon Zako Çajupi. “Horoskopi Babilonas” Teatri “Bylis” , “Shtëpia pa dritare” në Teatrin Petro Marko, “Babai” në Teatrin Skampa. Çmimet: 1988 – Çmimi A.

Moisiu Regjia më e Mirë me shfaqjen “ Turneu ” me autor Pirro Manin. 1989 – Çmimi Regjia dhe Shfaqja më e Mirë me komedinë “ Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë” me autor Pëllumb Kullën. 2006 – Çmimi i Parë në Festivalin Ndërkombëtar Kosova N’Fest si Shfaqja më e Mirë me komedinë ” Drejt perëndimit” me Teatrin Kombëtar. Fitues i “Akademisë Kult”,Regjisori më i Mirë për vitin 2013.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...