Artistët, letër Margaritit: Duam takim urgjent për problemet!

Tuesday, 05 February 2019 13:38

Arti dhe kultura ka bërë që Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë t'i drejtohet me një letër ministres së Kulturës Elva Margariti. Ndërsa i rendisin kërkesat e tyre ata i kujtojnë ministres së re, që nga ish ministrja Kumbaro nuk kanë pasur bashkëpunim. “Kërkesat tona dihen, statusi i artit dhe ligji mbi artin dhe kulturën. Takimi të bëhet sa më shpejt. Ne e kemi bërë prezent situatën që ndodhen institucionet dhe artistët, është një ministre e re dhe duhet të presë në takim Sindikatën. Mos na ndodhë si me ish ministren e Kulturës Mirela Kumbaro që më shumë se pesë vite e gjysmë në Ministri të Kulturës vetëm njëherë na priti si kryesi të sindikatës”, shprehet mes të tjerave presidenti i SPASH. "Në më shumë se pesë vite ish ministrja Kumbaro nuk pati dashamirësi dhe vullnetin e mirë për të bashkëpunuar, komunikuar dhe të bërë ligjin e ri të artit, për të bërë statusin e artistit që është kryesori. Nuk bëri asgjë Kumbaro, u përkeqësua disa herë situata në art dhe kulturë”, tregon më tej Reshat Ibrahimi.

Në letrën me 4 kërkesa të datës 23 janar që i është drejtuar ministres Elva Margariti, SPASH shkruan se shpreson se do të zgjidhen, pasi janë të rëndësishme për artin dhe kulturën në Shqipëri, dhe kanë mbi 10 vjet që i kërkojnë. “1. Duhet të miratohet në parlament statusi i artistit, të cilin sindikata ka mbi dhjetë vjet që e ka përgatitur dhe është i gatshëm për ta diskutuar. Në këtë projekt status, është një nen shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me uljen e moshës së daljes në pension të artistëve, për tre gjini arti, valltarët, balerinët dhe artistët e cirkut, ku realizohet reforma më e thellë në fushën e artit, pasi po na kthehen institucionet e kulturës në azile pleqsh. Ne e kemi të gatshëm projektin, duhet vetëm vullneti dhe dëshira e mirë e juaja zonja ministre dhe e qeverisë”, shkruan SPASH. Për SPASH duhet që të bëhet ligj i ri mbi artin dhe kulturën dhe shpreh qëndrimin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “2. Ky ligj që është ka nxjerrë shumë probleme dhe nuk i përgjigjet stadit aktual të kohës, në fushën e artit dhe kulturës në Shqipëri. SPASH është e gatshme të kontribuojë në hartimin dhe përpilimin e këtij ligji. 3. Ju vëmë në dijeni se SPASH ka paraqitur vendimin e tij në MK për të rikonstruktuar godinën e Teatrit Kombëtar dhe jo për ta shembur, por parlamenti ka vendosur për këtë çështje dhe sindikata do të rezistojë për ta mos shembur. 4. Për të diskutuar për këto kërkesa jemi në pritje të takimit me kryesinë e SPASH në një kohë sa më të shpejtë”, përfundon letra e SPASH drejtuar ministres Margariti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...