“Mashtrimi” me Imamin dhe Çobanin, edhe 3 mbrëmje në skenë

E mërkurë, 06 February 2019 17:10

Vepra teatrore “Mashtrimi”, shkruar nga autori Antony Shaffer me regji nga Artan Imami u shfaq për publikun gjatë kësaj fundjave te “arTurbina”. “Sleuth” (Mashtrimi) është vendosur në skenë më 12 shkurt të 1970, në teatrin St.Martin dhe pasi mori çmimin si vepra më e mirë e vitit u shfaq vazhdimisht në skenat britanike për tetë vjet radhazi. Pas kësaj ende sot është një nga veprat më të vëna dhe më të para në skenat e mbarë botës. Vepra në skenë erdhi nën interpretimin e aktorëve Artan Imami dhe Indrit Çobani dhe duartrokitjet e publikut janë përcjell për artistët. Aktori Artan Imami është në rolin kryesor atë të Wyke, në atë të Milo Tindle të dashurit të gruas interpreton aktori Indrit Çobani. Vepra i zhvillon ngjarjet në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtarit të suksesshëm Andrew Wyke. Shtëpia e tij duket si një reflektim i veprave që shkruan. Në dijeni të tradhtisë të së shoqes, fton në shtëpi të dashurin e saj, Milo Tindle, dhe e bind që të grabisë bizhuteritë e gruas. Që prej këtij propozimi, zë fill një zinxhir ngjarjesh që e mban lidhur publikun edhe në dilemën nëse ajo që po shohin është e vërtetë apo fryt i fantazisë së Wyke dhe fillon realiteti.

““Mashtrimi" u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku”, shkruan Teatri Kombëtar ndërsa ka publikuar dhe nj video ën fund të shfaqjes. Kjo vepër do të vijojë të jetë në skenë dhe në data 8,9 dhe 10 shkurt. Regjisor dhe aktor në shfaqje Artan Imami e nis këtë vit me një nga kryeveprat e dramaturgjisë që ka njohur suksesin në botë, por nuk mungon dhe në skenën shqiptare për publikun këto ditë të muajit shkurt. “Në një skenë të re dhe detyrimisht kemi qenë të detyruar ti përshtatemi sallës dhe skenës te “arTurbina”. Kjo është vepra e parë që vij në skenën e teatrit për këtë vit”, tregon aktori Artan Imami. Më herët për këtë vepër autorit Anthony Shaffer është shprehur se ajo ishte pjesërisht e frymëzuar nga një prej miqve të tij, kompozitori Stephen Sondheim, i cili mishërohet në rolin e Wyke. “Sleuth” konsiderohet si një thriller i klasit të parë, mbushur me intriga, kthesa të befta dhe një suspansë të vazhdueshme. Gjithashtu, është një lloj parodizimi i literaturës policeske dhe investigative, por nga ana tjetër përdor të gjithë elementet e zhanrit në fjalë për të arritur qëllimin e tij artistik.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 17:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...