“Gjurmë pa shenjë” është filmi më i ri shqiptar që pritet të nisë xhirimet së shpejti. Regjisorii, ndan me publikun disa nga detajet e filmit që do të xhirohet në Shqipëri dhe jashtë kufijve. Kastit i janë bashkuar edhe aktorë të njohur shqiptarë.
“Të gjithë do ta shisnin të kaluarën nëse do të mund të blinin lumturinë….”
Filmi “Gjurmë pa shenjë” i zhanrit aksion, dramë, romancë, me skenar dhe regji të Maksim Alidinit dhe Drejtor Fotografie Lorenc Pelushaj pritet të nisë xhirimet së shpejti në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Zvicër.
Historia e dashurisë së dy të rinjve që përjetojnë dramën e ndarjes, e vendos personazhin kryesor, Maksimin në një betejë për hakmarrje.
Maksim Alidini: Gjithë filmi nis si histori dashurie dhe më pas kthehet çdo gjë në aksion, nga hakmarrje në kërkim të vërtetës. Është i bazuar në një histori të vërtetë.
Aktorë të njohur shqiptare janë përzgjedhur pjesë e kastit.
Maksim Alidini: Filmi do të ketë disa prej artistëve më të njohur shqiptar.Emrat janë surprizë.
Ambiciet e produksionit për këtë film janë të mëdha dhe synojnë të kalojnë kufijtë e Shqipërisë.
Maksim Alidini: Filmi po bëhet që të paraqitet në Festivalin e Kanës dhe në Festivale të tjera jashta.
“Kur bëhen bashkë miqtë dhe armiqtë për të thurur plane kundër teje, atëhere je një hap larg suksesit...”