Mozaiku i Tiranës vendtakimi i studentëve me trashëgiminë kulturore materiale

E mërkurë, 13 February 2019 13:01

Mozaiku i Tiranës, monument kulture i kategorisë I, është siti arkeologjik më i vizituar i kryeqytetit.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës në Sektorin e Tiranës, po kryejnë një punë sistematike, e cila bëhet periodikisht për mirëmbajtjen dhe kujdesin e veçantë për objektet që ndodhen aty, pasi kanë një vlerë të veçantë historike dhe kulturore.

Ky mozaik tashmë është kthyer dhe në një vend i cili vizitohet nga nxënës dhe studentë të cilët shfaqin interes për të mësuar rreth historisë dhe vlerave që ai mbart.

Së fundmi ky mozaik ka mirëpritur studentët e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional, studentët e kursit të guidave turistike .Studentët ishin të fushave të ndryshme, histori, gjeografi, anglisht, ekonomik, juridik etj.

Gjatë orëve të guidës, specialistët e trashëgimisë kulturore të sektorit të Tiranës së DRKK Durrës, u dhanë studentëve informacione në lidhje me trashëgiminë kulturore materiale të qytetit të Tiranës dhe në veçanti informacion në lidhje me mozaikun dhe objektet që ndodhen pranë mozaikut.

Login to post comments