“Tarantella” dhe “Lule Lule”, në festivalin “Përrallë Mesdheu”

Diel, 17 February 2019 10:23

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metropol për publikun. Së fundmi ishte artisti i njohur italian Mario Mariani ai që mori duartrokitjet në festival. “Varietet e “Tarantella” dhe “Lule Lule” performuar nga pianisti Italian Mario Mariani   për “Metro Sounds Festival” në Teatrin Metropol. Virtuoziteti, talenti dhe veçantia e interpretimit të Marianit, bënë që për 1 orë të humbisnim mes tingujve të tij brilant, përzgjedhur nga varietet e Rossinit. Faleminderit maestro”, shkruan teatrit për këtë koncert, që më pas do ti lërë vendin dhe koncerteve të tjera që do të zhvillohen edhe gjatë fundjava të muajit mars. Stili i tij shkon nga muzika bashkëkohore në shfaqje teatrore, muzikë për filma (Festivalet e Kanës, Venecia, Nju Jork, dhe Berlinit) si dhe për televizion. Mban mbi shpatulla rreth 1.000 koncerte në mbarë botën, si solist, me ensemble dhe orkestër, apo artistë multidisiplinarë. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Pas krijimit të grupit eksperimental Broz Ensemble, Mariani fillon e shkruan kolona zanore për filma, temat hapëse të Festivalit të Filmit të Venecias dy herë (1999-2001 dhe 2005-2007) dhe të gjithë filmat e Vittorio Moronit. Programi i festivalit përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Sipas teatrit për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali përmban edhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”.

“Ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Gjatë këtij festivali muzikor, që do të na shoqërojnë në fundjava me radhë mes tingujsh dhe projeksionesh janë edhe mbrëmjet poetike, të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut”, bën me dije teatri. Festivali vjen si bashkëpunim i Teatrit Metropol me Balkan World Music Management. Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live gjatë festivalit. Nata e parë nisi me violinçelistin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane, shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në fizarmonikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...