Qeveria, vetëm 60 mijë euro në vit për kërkimet shkencore

Tuesday, 19 February 2019 14:27

Instituti i Arkeologjisë zhvilloi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u prezantuan raportet e gërmimeve të zhvilluara në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita mes të tjerave bën me dije se qeveria akordon vetëm 60 mijë euro në vit për kërkime. “Ne punojnë për kërkime shkencore  me fonde që na vijnë nga jashtë, kryesisht me bashkëpunimet që na vijnë nga universitetet. Këto bashkëpunime janë pjesë e një bashkëpunimi të përbashkët, duke qenë se nuk jemi pjesë e BE përfitimet janë të pakta. Fondi i shtetit është vetëm 60 mijë euro në vit”, shprehet Përzhita. Në reagimin e tij, drejtori i IA tregon se 22 projekte janë zhvilluar gjatë vitit që lamë pas, por këto edhe falë bashkëpunimeve me universitetet e huaja. “2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për angazhimet e Institutit Arkeologjik edhe të partnerëve tanë në kërkimet arkeologjike shqiptare. Kemi rreth 22 projekte, të cilat një pjesë e mirë bëhen në bashkëpunim me universitetet e huaja, Italisë, Gjermanisë, Francës etj, ndërsa një pjesë nga Instituti i Arkeologjisë dhe me shkollën doktorale”, vijon Përzhita.

Arkeologu Ilir Gjipali u shpreh se risi gjatë vitit të kaluar ishin zbulimet në pellgun e Shqipërisë Veri-Perëndimore.“Kërkimet prehistorike vitet e fundit janë përqendruar në një rishikim të territoreve, që jo se nuk janë bërë më herët, por me teknika dhe metodologji të reja është bërë e mundur të thellohet njohja, për fushën e prehistorisë. Risi është në pellgun e Shqipërisë Veri-Perëndimore, në Mbishkodër janë zbuluar me dhjetëra varreza tumurale të reja dhe janë futur në hartën digjitale,  që futen edhe në fondin e trashëgimisë kulturore”, shprehet ai. Por për arkeologun Neritan Ceka, shqetësim janë edhe zbulimet nënujore. “Kemi dy ekspedita, një që është për njohëse në kepin e Rodonit edhe të Ohrit, që identifikon anije të mbytura. Edhe një ekspeditë, që kalon periudhën 10-vjeçare, që ka nisur identifikimin e relikeve nënujore, që nga kufiri me Greqinë dhe kanë ardhur deri në ishullin e Sazanit. Janë zbuluar mbi 20 anije antike me pasuri arkeologjike, kryesisht amfora që tregojnë lëvizjen e transportit dhe mos t’i identifikojmë, t’i lëmë nën ujë, se rrezikohen nga banditizmi dhe pirateria”, tregon ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...