Ministria e Kulturës nuk shpall projektet fituese, skadon afati

E mërkurë, 20 February 2019 15:46

Ministria e Kulturës duhet të kishte shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore për këtë vit, që në datën 15 shkurt. Për artistët, me shumë rëndësi është dhe transparenca mbi bordin që bën përzgjedhjen si dhe buxhetet, gjë që sipas tyre ka munguar më parë. Kjo situatë sipas tyre sjell dhe probleme me aktivitetet, pasi vetë ministria nuk po respekton datat që i ka caktuar vetë. Drejtori i festivalit ndërkombëtar të teatrit “Butrinti 2000” Alfred Bualoti shprehet se nuk duhet të ketë vonesa, pasi përgatitjet kanë filluar nga artistët. “Uroj që t’i shpallin projektet. Por është një situatë jo normale, sepse dihen problemet me projektet dhe më parë. T’i shpallin sa më parë që të kemi dhe kohë të marrim vesh se çfarë buxhetesh do të kemi. Por sigurisht dhe transparencë mbi vendimmarrjen, si bëhet vlerësimi, si janë buxhetet e këtij viti”, pohon Bualoti. Piktori Robert Përmeti shprehet se deri më tani vetë Ministria e Kulturës që vendos dhe rregullat nuk ka qenë transparente. “Problemet me projektet te Ministria e Kulturës nisin që me aplikimet. Nuk është e thënë që të gjithë piktorët të jenë të pajisur me kompjutera dhe laptop. Mund të ketë konferenca shtypi që të bëhet prezantimi mbi aplikimet dhe shpalljen e fituesve. Por mbi të gjitha deri tani ministria nuk ka pasur transparencë. Kur të kërkojnë për të aplikuar për projektet ministria e kërkon me urgjencë e do me data fikse. Ne për ekspozitën tonë aplikonim, por kurrë nuk gjetëm mbështetje. Në ministri ka mungesë transparence për ato që sponsorizon. Paratë shkojnë më shumë aty ku do ministria dhe nuk ka një vlerësim si duhet. Ministria të shpallë bordin dhe buxhetet për ato projekte që miratohen, por aty janë një grup zyrtarësh që nuk hapin gojën, madje nuk bëjnë as takime me grupet e interesit për problemet e artistëve. Ministria vonon projektet, por nëse do të ketë një aktivitet në mars si do të zhvillohet?”, shprehet piktori Robert Përmeti.

 Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme në jetën artistike. Janë artistë të njohur në botë, por dhe ata shqiptarë që bëhen bashkë në këtë festival. President i festivalit kompozitori Aleksandër Peçi shprehet se është në pritje të projekteve fituesve që shpall ministria, por sipas tij vonesat asnjëherë nuk janë të mira kur flitet për ndihmën që presin artistët. “Nëse ministria ka vënë datat ato duhet të respektohen. Zvarritja sjell probleme, sigurisht që ministria është vonë me shpalljen e projekteve fituese. Festivalin tim e kam në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, por megjithatë unë deri tani kam nisur të punoj me emra të mëdhenj ndërkombëtar që kanë axhendën e tyre dhe duhet ti planifikoj. Por sigurisht që dua të di dhe çfarë buxheti del nga Ministria e Kulturës”, pohon kompozitori Peçi. Në faqen zyrtare të ministrisë thuhet se ky fond shkon për projekte që zhvillohen në Shqipëri dhe projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor. Sipas ministrisë aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 20 shkurt- 5 dhjetor të vitit 2019. Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 u hap datë 4 dhjetor 2018 dhe sipas faqes zyrtare u mbyll më 15 janar 2019. Po sipas faqes zyrtare, përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...