Ministria e Kulturës shpall projektet e 2019, 1 në 2 projekte fiton! Qoka për të gjithë!

E Enjte, 21 February 2019 14:27

Ministria e Kulturës ka shpallur projektet fituese në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Ministria bën me dije se mori në shqyrtim rreth 300 projekte dhe janë përzgjedhur 151 prej tyre. “Ministria e Kulturës më  4 dhjetor 2018 shpalli thirrjen për projekt-propozime për vitin 2019 në Art & Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore, e cila u mbyll në datë 15 janar 2019. Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 300 projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat përzgjodhi 151 projekte fituese”, shkruan ministria, edhe pse nuk bën me dije se afati në faqen zyrtare për shpalljen e projekteve ishte data 15 shkurt 2019. Po sipas ministrisë ashtu si në vitin e kaluar, interesi për aplikime ka ardhur në rritje me propozime, ide dhe projekte të reja të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore. “Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të vlerësimit dhe zhvillimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi si fituese projekt-propozimet që përputhen me kriteret  e shpallura në udhëzuesin i cili shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, dhe që shprehin: ide novatore, garantojnë cilësi dhe profesionalizëm në realizim, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, mundësi për rritjen profesionale të artistit, sjellin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, si dhe që dëshmojnë respektimin e të drejtës së autorit. Veçojmë ndër përparësitë edukimin përmes artit dhe kulturës, nxitjen e krijimtarisë artistike dhe përkrahjen e të rinjve për shprehjen e potencialit të tyre krijues e rritjen e mundësive për punësim, shtimin e audiencave, shtrirjen gjeografike dhe kohore, si dhe aftësinë për të thithur fonde nga burime të tjera”, shkruan Ministria e Kulturës, por që dhe këtë vit nuk ka shpallur emrat e kolegjiumit që ka bërë përzgjedhjen, si dhe buxhetet që artistët kanë kërkuar herë pas here për transparencë. Sipas faqes zyrtare projektet e përzgjedhura, të cilat mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës, garantojnë rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata në rritjen e të punësuarve në sektorin e kulturës, në promovimin dhe integrimin e burimeve dhe potencialeve kulturore. “Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 15 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm”, thuhet në faqen zyrtare.

  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...