Specialistët: Bypassi e shkatërron Gjirokastrën, të anullohet!

Tuesday, 26 February 2019 13:01

Projekti për ndërtimin e Bypass sipas specialistëve të trashëgimisë shkatërron një pjesë të qytetit muze të Gjirokastrës. Ashtu si dhe më parë specialistët theksojnë se projekti nuk ka qenë i mirëstudiuar dhe i drejtohen kryeministrit Rama duke kërkuar anullimin e tij, pasi deri tani nuk ka një vendim zyrtar. Akademiku Emin Riza njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO shpreh shqetësimin, që deri tani zëri i specialistëve nuk është dëgjuar. “Gjithë turistët dhe ata që duan të njohin kulturën shqiptare do të hyjnë në Gjirokastër në rrugën tradicionale, nuk vijnë ata për të shkuar në Bypass. Kjo është në kundërshtim me rregulloren e qytetit muze. Asnjë nga ne që e kemi kundërshtuar dhe kemi firmosur peticionin më parë nuk kemi qenë pro atij projekti Bypass. Mirë nuk ka anullim projekti deri tani, po kush e ka miratuar? Unë kam qenë anëtar i KKR, por jam tërhequr sepse e pashë që sundonte diletantizmi i ministres”, shprehet akademiku Riza. Në reagimin e tij akademiku Riza e quan marri atë projekt, që sipas tij nuk ishte i mirëstudiuar. “Unë jam kundër atij projekti. Çfarë janë këto marrira? Unë e kam bërë dosjen e Gjirokastrës për në UNESCO, por kush të pyet? Ajo është pasuri botërore dhe ta ruash siç ka qenë jo të bësh lloj -lloj projektesh. Përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës dhe qeveria që janë një. Sigurisht që ai projekt siç u diskutua dhe më parë dëmton, por kryesoja është që nuk ka kuptim. Do të hyjnë të shikojnë Gjirokastrën rruga origjinale është aty, por thonë le ti biem rreth e rrotull kalasë dhe të dalim në cep të Gjirokastrës. Kjo është absurde”, pohon akademiku Riza. Sipas tij banesat monument kulture po rrënohen, por qeveria mendon projekt tjetër. “Flitet për Bypass, por paratë mund të shkojnë për banesat që po rrënohen. Aty ka shumë nevojë për fonde për banesat e dëmtuara që po i humbin vlerat origjinale. Rindërtimi i pjesshëm që bëhet për të ruajtur mosshkatërrimin e pjesës origjinale që mbetet ajo nuk ka asnjë vlerë dokumentare. Janë marrira nuk ka nevojë të jesh shumë i kualifikuar për të kuptuar absurditetin e këtij vendimi”, vijon akademiku Emin Riza.

Për një tjetër specialist trashëgimie arkeologun Neritan Ceka, Ministria e Kulturës është mbushur me diletantë. “Diletantët të qëndrojnë larg Gjirokastrës. Është mbushur me diletantë, që bëjnë propozime absurde. Është mbushur Ministria e Kulturës nga fillimi deri në fund me diletantë që nuk kanë shkelur ndonjëherë në Gjirokastër dhe nuk kanë idenë e restaurimit, dhe atyre iu jepet për ta trajtuar atë, që është njësoj si dentistit ti jepet e drejta të bëjë një operacion për zemrën. E dyta, nëse Gjirokastra nuk do ketë infrastrukturë rrugore është një qytet i dënuar me vdekje. Nuk mund të vazhdojë më Gjirokastra që ka një rrugë që hyn dhe një që del. Duhet një Gjirokastër, e cila të ketë një rrjet qarkullimi që të shkojë në të gjitha lagjet. Por këtë nuk mund ta zgjidhin diletantët, duhen thirrur ekspertët që vendosin ku duhet të jenë parkingjet, ku do kalojë rruga, etj”, shprehet arkeologu Ceka. Më tej sipas tij duhet të ketë studime dhe po tregohet papërgjegjshmëri që nuk pyetet specialistët. “Për Bypass duhet të ketë studime. Nuk mund të jetë vepër e atyre që nuk njohin Gjirokastrën, por e specialistëve që e njohin si Emin Riza, Valter Shtylla, Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj, dhe këta të vendosin dhe jo njerëz të emëruar që nuk kanë asnjë përgjegjësi. E keqja e qeverisë sonë është që i ka varrosur gjithë specialistët dhe i nxjerr nga kopshtet dhe çerdhet” vijon profesor Ceka. Lida Miraj, arkitekte dhe arkeologe ka komentuar se anullimi i projektit duhet të jetë ligjërisht. “Bypass nuk duhet të bëhet. Mirela Kumbaro sa ishte ministre e Kulturës thoshte që u anullua, pavarësisht se të gjithë e dinin, që nuk ishte anulluar ligjërisht. Duhet anulluar domosdoshmërisht, sa më parë edhe ligjërisht”, shprehet Miraj. Projekti “Bypass” në Gjirokastër më herët u kundërshtua nga 30 emra të njohur të shkencës, fushës së trashëgimisë kulturore, urbanistikës e më gjerë. Projekti për ndërtimin e një rruge të re, të ashtuquajtur “Bypass” shkatërron një pjesë të qytetit muze të Gjirokastrës, vendndodhje e trashëgimisë botërore-UNESCO dhe vë në rrezik zonën përreth, thuhej që në fillim të relacionit të përgatitur nga 30 specialistët që iu drejtuan qeverisë me një peticion. “Grupi i ekspertëve ka identifikuar 5 grup argumentet kryesore që ekspozojnë problematikën shumëplanëshe dhe ndikimin e madh negativ të projektit që është miratuar më 13 shtator 2016 nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve si dhe ka përgatitur një kronologji të ngjarjeve, të cilat janë vendosur në vijim të këtij relacioni: 1-Shkelje procedurale dhe administrative; 2-Shkelje ligjore; 3-Probleme të rënda tekniko-profesionale; 4-Shpërputhje me prioritet e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur në Gjirokastër; 5-Ndikimi negativ në vlerat e jashtëzakonshme universale”, thuhet në peticionin dërguar më parë institucioneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...