Filmi “Bohemian Rhapsody” do të censurohet në kinematë kineze

Premte, 01 Mars 2019 09:37

Filmi mbi legjendën e muzikës, Freddie Mercury, ‘Bohemian Rhapsody’ do të censurohet në Kinë Në fakt, mediat e huaja kanë bërë të ditur se skenat që përfaqësojnë komunitetin LGBT, do të largohen dhe nuk do të shfaqen në kinematë kineze.

Sipas HollyWood Reporter, skenat në të cilat Mercury (i luajtur nga Rami Malek) puth personazhe të tjerë meshkujt do të priten. Gjithashtu edhe skenat e përdorimit të drogës do të hiqen nga filmi i njohur që ka fituar pesë çmime Oscar.

Ndërkohë aktivistja e LGBTI Gary Nunn deklaroi për The Guardian se filmi ishte “frymëzues” dhe një “punë e bërë mirë”. Bohemian Rhapsody është një film autobiografik dedikuar jetës së këngëtatit britanik, Freddie Mercury.

Lideri i grupit Queen ndërroi jetë në vitin e largët të 1991. Aktori me origjinë egjiptiane Rami Malek që interpretoi legjendën e muzikës mori edhe çminin Oscar si aktori më i mirë mashkull.

Login to post comments