“Event 55” për horizontet e reja të muzikës folklorike

Hënë, 04 Mars 2019 15:55

Thurja e muzikës popullore me jazz, është përshkrimi më i thjeshtë që mund t’i bëhet koncertit “Event 55” të shtunën mbrëma në teatrin “Oda”.

Ai ka ardhur si një lloj misioni më vete: të hapë horizonte të reja për folkun e jo vetëm të sjellë një mbrëmje etno-jazzi. Se koncerti do të jetë shumëngjyrësh në tinguj e në repertor, paralajmërim ka qenë edhe skena me reflektorë ngjyrash të ndryshme, ku dalloheshin lloj-lloj instrumentesh prej sharkisë, çiftelisë, kavallit e lodrës deri te kitara, bateritë, pianoja, kontrabasi.

Nuk kanë qenë vetëm instrumentet ato që kanë përtërirë të kaluarën në kombinim me të tashmen, por edhe interpretimi i këngëve nga solistët.

“Më qanë zemra” ka qenë ajo me të cilën është hapur koncerti, një këngë e vjetër popullore, që për gjeneratën e re mund të jetë e largët.

Me “Event 55” njëherësh është shënuar 55-vjetori i instrumentistit shumëvjeçar të instrumenteve me tela si çifteli e sharki, Afrim Sadiku, i cili ka vendosur që të mos festojë vetëm me familje, por bashkë me publikun e gjerë. Emra të njohur të jazz-skenës vendore, si Ilir Bajri në piano e Armend Xhaferi në kitarë janë bërë tok në këtë nismë.

Një kthesë interesante ka qenë interpretimi i këngës popullore “Prej nji shpati” nga rapsodët Mustafë Ramaj dhe Cenë Vishaj, të cilët ani pse të veshur alla franga, shoqëruar edhe nga Gëzim Sadiku (llahutë e çifteli) kanë sjellë tingujt e atyre që dikur këndoheshin nëpër oda.

Se muzika popullore mund të ketë të ardhme e aso që e trashëgojnë, dëshmi ka qenë solistja Agona Shporta me interpretimin e “Mahmudisë”.

Modifikuar më Hënë, 04 Mars 2019 16:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...