Poeti Ndoc Gjetja përkujtohet në 75-vjetorin e lindjes

Hënë, 11 Mars 2019 14:15

Ndoc Gjetja, apo poeti me fytyrën e Krishtit u përkujtua në 75 vjetorin e lindjes. Poeti humanist mungon fizikisht prej 9 vitesh, por mbetet një nga penat më të spikatura të letërsisë bashkëkohore.

Po të ishte gjallë, poeti i heshtur dhe humanist Ndoc Gjetja, me 9 mars 2019 do të mbushte 75-vjeç.Ai mungon fizikisht prej 9 vitesh, ndaj Bashkia e Lezhës e përkujtoi në ditën e lindjes.

Studiues, shkrimtarë e bashkëpunëtorë vlerësuan kontributin e Gjetjes në letërsinë shqipe.Por për Lezhën, ai ishte më shumë se poet.

"Poet si Ndoc Gjetja që janë emblema të një qyteti si Lezha, e kanë përjetësinë me vete".

Ndoc Gjetja është autor i disa vëllimeve poetike dhe në mënyrë të padyshimtë një nga poetët më të spikatur në letërsinë shqipe bashkëkohore.

Ai vetë e konsideronte profesionin thurës ëndrrash dhe mbrojës besnik i tyre.

Login to post comments