CROSSING EUROPE në Austri Festivali i Filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë, që hap siparin nga data 25-30 prill, do t’i kushtojë vëmendje dhe kinematografisë shqiptare. Njëzet e shtatë vjet pas rënies së diktaturës izoluese staliniste në Shqipëri, dihet ende shumë pak për kinematografinë e këtij vendi të Evropës Jugore. Si bashkë-themeluese e nismës Projekti i Kinemasë Shqiptare – ACP, Iris Elezi ka punuar për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare kinematografike. Përzgjedhja e filmave për “Carte Blanche” të saj është ndarë midis filmave të prodhuar në të kaluarën dhe prodhimeve më të reja. Krahas tre filmave artistikë të vitive ’70 nga regjisorja Xhanfise Keko, programi historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur e realizuar pas vdekjes së Hoxhës nga njëri prej figurave qendrore të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Pjesa e programit me filma të prodhuar rishtazi ofron një prezantim ideal në universin e kinemasë shqiptare me dokumentarin esse të kritikut Mark Cousins, Këtu ka dragonj. Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, BOTA nga Iris Elezi, dhe prodhimi më i fundit dhe shumë i suksesshëm që u shfaq në festivale të shumta ndërkombëtare, Nëntor i ftohtë nga Ismet Sijarina. “Përrallë nga e kaluara”, “Mimoza llastica” , “Tomka dhe shokët e tij’, “Kur po xhirohej një film”, janë prodhime që na njohin me kinematografinë shqiptare para viteve 90-të.