Arnisa Zeqo rikthen koleksionin e Jan Dibbets

E mërkurë, 13 Mars 2019 15:00

Gati dy dekada më parë artisti Jan Dibbets, do të sillte në Galerinë Kombëtare të Arteve një koleksion veprash. Tashmë 20 vite më vonë këto vepra rivijnë për publikun nën kurimin e Arnisa Zeqos. “Urimet më të mira për 1999-ën” quhet ekspozita e cila do të hapet më 29 mars në Galeri. Titulli i ekspozitës është printuar në një kartolinë përshëndetëse të konceptuar nga artisti Robert Berry.

Kjo kartolinë kthehet në një shënim prezantues të një koleksioni të vetëm të bërë bashkë për Galerinë Kombëtare të Arteve nga artisti konceptual Jan Dibbets. Në 1999-ën, këto vepra arti erdhën në Tiranë për të gjetur një situatë specifike psiko-gjeografike dhe akustike në qytet.

Ekspozita rivendos në skenë këtë koleksion duke adresuar kolapsin e perceptimeve të kohës dhe pikëprerjet mes koleksionit, veprave të artit dhe qytetit të Tiranës. Urimet më të mira për 1999-ën gjen ritmin e saj përmes kohës. Ekspozita shpaloset përmes një numri të ngjarjeve, përfshirë takime publike, rituale, performanca, diskutime dhe një programi edukativ.

Arnisa Zeqo është një historiane arti, kuratore dhe edukatore në Amsterdam. Së fundmi (2015 – 2017), ajo ka punuar për ekspozitën ndërkombëtare documenta 14 në qytetet e Athinës dhe Kassel-it; Arnisa ishte përgjegjëse për programet e edukimit (aneducation) në Athinë dhe inicuese e Shoqatës së Miqve të Ulises Carrion-it në “Parlamentin e Trupave”. Arnisa ka bashkë-themeluar hapësirën e artit rongwrong në 2011 në Amsterdam.

Arnisa lindi në Tiranë dhe u rrit në Romë. Ekspozita do të ketë punë nga Giovanni Anselmo, Marina Abramovic, Pierre Alechinsky/ Karel Appel/ Adoardo Arroyo, Frank Auerback, John Baldassari, Robert Barry, George Baselitz Ross Bleckner, stanley brown, Gunter Brus, Daniel Buren, Patrick Caufield, Hanne Darboven, Richard Deacon, Nicola de Maria, Christo & Jeanne – Claude, Jan Dibbets, Helmut Federle, Gunther Frog, Leon Golub, Dan Graham, Heorg Herold, Damien Hirst, Jenny Holzer, Douglas Huebler, Cristina Iglesias, Alex Katz, Mike Kelley, Mark Kostabi, Konrad Klapheck, Joseph Kosuth, Sol le Witt, Richard Long, Sarah Lucas, Markus Luperts, Brice Marden, Alan mc Collum, Guy Mees, Juan Munoz, Mimmo Paladino, Gilbert and George, Jaume Plensa, Eduard Rucha, Marien Schouten, Thomas Schouten, Richard Serra, Niele Toroni, Toon Verhoef, Didier Vermeiren, Carel Vissel, Lawrience Weiner, Jan Voss.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...