Dhimitër Orgocka sjell në Tiranë komedinë “Kopraci”me Koço Qëndron

E Enjte, 14 Mars 2019 11:15

Komedia “Kopraci” vepër nga Molieri do të vijë në skenë te “arTurbina” për dy mbrëmje me radhë për publikun. Me regji nga Dhimitër Orgocka, kjo vepër pritet të përcjellë dhe lojën e aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj që janë angazhuar në këtë shfaqje teatrore. Vepra shfaqet për publikun mbrëmjen e datës 18 dhe 19 mars. Një nga kryeveprat botërore që vjen skenë nga regjisori i njohur Dhimitër Orgocka, ku sipas tij këtë herë shfaqja vjen më në kohë.  “Vepra “Kopraci” këtë herë vjen pak ndryshe, ka pak hapësirë, kam futur brenda saj dhe koreografinë. Pra e kam sjellë pak si më në kohë këtë shfaqje”, tregon regjisori Orgocka. Duke folur për këtë shfaqje teatrore që pritet të jetë në skenën e Tiranës, regjisori Dhimitër Orgocka mes të tjerave shprehet se Molieri është një autor i madh, por me rëndësi janë dhe mesazhet që përcjell vepra për publikun. “Molieri është autor i madh gjenial, dhe e ka trajtuar veprën brenda kuadrit të dramës dhe komedisë, por problemi më i madh është që njeriu duhet të jetë njeri mbi të gjitha dhe mos të jetë paraja që i mbyt dhe i shkatërron jetën e tjetrit”, shton më tej regjisori Dhimitër Orgocka “Mjeshtër i Madh”. Vepra vjen në skenë nga trupa e teatrit të Korçës dhe regjisori Orgocka tregon se personazhin e Harpagonit ia ka besuar dekada më parë po aktorit Koço Qëndro, që e rikthen sërish në skenë, por tani në moshën 93 vjeçare. Në rolet e tjera në vepër përmendim dhe Blend Arifi, Ilda Pepa, Mateus Frroku, Zamira Kitën, Blera Belliu, Refik Xhinaku, Syrja Meçe, Lazarela Deti, Valentino Hamati dhe Antonio Tole. Muzika në vepër është nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani.Aktori Koço Qëndro në fillim të viteve 1960 zgjidhet si një ndër aktorët themelues që krijuan trupën e Estradës Profesioniste të Korçës. Që nga krijimi i saj e derisa doli në pension, në mbi 120 premiera realizoi një mori figurash me nivel të lartë artistik, duke luajtur në llojet e shkurtra të teatrit të varietesë, si skeçe, pantomime, dialogë, monologë, parodi e kuplete. Harpagonin te komedia “Kopraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, e luajti dy herë, më 1976 dhe 29 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...