Artistët diskutojnë për për problemet e artit dhe kulturës, mungon Ministria

Premte, 22 Mars 2019 13:07

Konferenca "Skena e Pavarur Kulturore: Sfida dhe Prespektiva" bëri bashkë artistë dhe drejtues të shoqatave që veprojnë në fushën e artit. Edhe pse e ftesa i ishte drejtuar më parë ministres së Kulturës Elva Margariti ajo nuk ishte e pranishme, për të dëgjuar problemet për aktivitetin artistik. Artistë dhe drejtues të shoqatave u shprehen se buxhetet e pakta, mungesa e transparencës me projektet dhe fondet nga Ministria e Kulturës, mungesa e infrastrukturës për zhvillimin e aktiviteteve, mangësitë në legjislacion ishin shumë problem për zhvillimin e skenës së pavarur kulturore në vend. Ilda Mara drejtuese e shoqatës “Argjiro” në analizën e zhvillimeve kulturore duke iu drejtuar në fjalën e saj dhe Ministrisë së Kulturës u shpreh se gjendja e SPK është më keq se kurrë dhe çdo gjë është e lidhur me politikën. “Ne jemi më keq se kurrë. Ajo që ne kërkuam që në fillim ishte që të bashkonim forcat dhe të mos nëpërkëmbeshim qoftë përballë institucioneve të kulturës, por dhe në mënyrën e politikbërjes të politikave kulturore. Fatkeqësia e madhe në këtë vend është se çdo gjë është e lidhur me politikën. Kjo ka infektuar shumë skenën e artit, por dhe ato pak fonde që janë në dispozicion të krijimtarisë në vend janë në duart e politikës”, u shpreh Mara. Më tej ajo vuri në dukej se SPK kërkon decentralizim të artit dhe kulturës në vend. “Ne kemi bërë një memorandum me Ministrinë e Kulturës dhe ti përmbahemi të tëra pikave që ne jemi angazhuar me ministrinë, gjë që nuk ka ndodhur nga ana tjetër. Sot dhe fakti që nuk ka përfaqësues të ministrisë ku ne i kemi çuar dy herë ftesa edhe zyrtarisht edhe privatisht ministres si dhe stafit të saj, por asnjë interes nga ana e tyre për të ardhur. Qëllimi jonë kryesor është decentralizimi i artit dhe kulturës në vend”, u shpreh Mara shoqata “Argjiro”. Andi Tepelena drejtues i “Art Kontakt” nënvizoi se në objektivat e SPK është dhe një network kombëtar dhe rajonal. “Kemi buxhetin më të ulët në Europë për art dhe kulturë. Ne mbijetojmë sepse kemi një rrjetëzim të aplikimeve, si në Creative Europe. SPK është e hapur, të kemi bashkëpunime me skenën e pavarur kulturore dhe jashtë. Qëllimi i rrjetit është që të jemi kombëtar dhe të shpërndahemi nëpër Shqipëri. Të zhvillojmë takime çdo muaj në qytete të ndryshme të vendit”, tha Tepelena. Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të  Arteve të Bukura theksoi se problem është dhe fakti që mungon një analizë për aktivitetet në vend. “Çfarë japim si produkt kulturor? Ne nuk kemi një analizë të aktiviteteve tona. Në shkolla janë reduktuar dhe orët e historisë së artit, kjo është skandaloze”, tha dekani Isufi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...