“Natën, Ma”, me Ilire Vincën dhe Egla Cenon në Metropol

E mërkurë, 27 Mars 2019 14:06

“Natën, Ma” shkruar nga autorja e njohur Marsha Norman vjen në Teatrin Metropol, me regji të Ema Andreas dhe nën interpretimin e shkëlqyer të aktoreve Ilire Vinca dhe Egla Cenos. Telma, një grua në të 50-tat jeton me të bijën 30-vjeçare, Xhesin në një të njëjtën shtëpi. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj. Ajo me qetësi i komunikon të ëmës një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brenda jetës rutinë, urgjentja brenda normalitetit, dëshpërimi brenda dashurisë. Drama është fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror, ndërsa më parë është vënë në skenën e Prishtinës. E shkruar nga skenaristja amerikane Marsha Norman më 1983, kjo dramë do të shfaqet sërish në teatrin Metropol më datë 28, 29, 30 dhe 31 mars. Vepra ka bërë bashkë një kastë artisësh të njohur, ku muzika është nga Bojken Lako dhe muzikantë në vepër janë Endi Aron Çekani dhe Rei Kondakçi. Skenografia e veprës në Metropol është realizuar nga Enio Shehi dhe identiteti vizual nga Vincenzo Giannattasio. “Ftojini miqtë tuaj të ndjekin një prej dramave më të vlerësuara ndërkombëtarisht dhe gjithashtu fituese e çmimit Pulitzer e cila vjen në skenën e Metropolit. Me regjinë e guximshme të Ema Andreas, interpretimin drithërues të Ilire Vincës, Egla Cenos dhe tingujt muzikorë të Bojken Lakos, Endi Aaron Cekani dhe Rei Kondakçiut” shkruan teatri për këtë shfaqje. Marsha Norman lindi më 21 shtator 1947. Ajo është e njohur si dramaturge amerikane, skenariste dhe romanciere, si dhe fituese e çmimit Pulitzer më 1983. Ndërsa në krijimtarinë e saj ajo është e njohur dhe për vepra të tjera tashmë në skenën shqiptare kjo autore prezantohet me dramën “Natën, Ma” në vijim të sezonit artistik të Teatrit Metropol. Ajo shkroi librin “The Secret Garden”, për të cilën ajo fitoi çmimin Tony. Marsha Norman që fëmijë nisi të luante në piano. Më vonë ajo filloi të merrte pjesë në shfaqjet e aktoreve të reja të Louisville. Ajo mori një diplomë bachelor nga Agnes Scott College dhe një diplomë master nga Universiteti i Louisville. Pas kësaj drame në skenën e Teatrit Metropol priten të tjera shfaqje, që janë për publikun, ndërkohë që pak kohë më parë u zhvillua një festival për muzikën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...