Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi më datën 16 maj pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në eurovision me këngën “Ktheju Tokës”.
Përmes një postimi në Instastory , ditën e djeshme Jonida ka zbuluar listën e renditjes së performancave në netët përkatëse.
Kënga “Ktheju Tokës”, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme renditet e 14-ta, në gjysmëfinalen e dytë.
Pra performanca e Shqipërisë do të realizohet në natën e dytë të Eurovisionit, më 16 maj.