Taulanda Jupi: Atë që nuk bën dot politika e bëri arti

E mërkurë, 03 Prill 2019 14:13

Filmi "Pranverë e paharruar në fshatin e harruar" me skenar dhe regji nga Kushtrim Bekteshi pati premierën në Shkup. Produksioni bëri bashkë artistë dhe producentë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Me një kastë aktorësh të njohur filmi është pranuar dhe në selektimin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (MIFF). Është punuar për një kohë të gjatë dhe me seriozitet për këtë projekt filmi. Dramaturgjia është e konsoliduar nga ana e regjisorit Kushtrim Bekteshi. E veçanta në film, të gjithë aktorët flasin me një dialekt, edhe pse janë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Aktore në film Taulanda Jupi spikat këtë herë me rolin e saj. Për filmin ajo shprehet se atë që nuk bëri dot politika e bëri arti. “Regjisori Kushtrim Bekteshi bëri atë që nuk bën politika në këtë moment, që i zhbëri kufijtë në trojet shqiptare. Aty kemi aktorë dhe producentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Pra në një farë mënyre arti është në gjendje të bëjë atë që politika nuk bën dot”, shprehet aktorja. Fatimja që luhet në film nga Taulanda Jupi është një grua rreth të 40-tave. Jeton në fshat, përpiqet shumë për familjen e saj dhe përballon të gjitha punët. Rrit fëmijët, mban familjen, pra investohet e gjitha me energjitë e saj në punët e shtëpisë. Kjo është bota e këtyre grave në këtë fshat të humbur që tregohet në filmin. Aktorja tregon se personazhi kishte të veçantat e tij dhe premiera e filmit ishte me shumë emocione. “Personazhi im në rradhë të parë më pëlqeu sepse është totalisht jashtë natyrës sime dhe mua më pëlqejnë sfidat që janë jashtë natyrës sime. Roli i Fatimes për mua përbënte një sukses nga ana profesionale. E konsideruar si sfidë në fakt edhe në momentin kur mora rolin, sepse duhet të flisnim jo në gjuhë elitare, por në një gjuhë të thyer, si gjuha e shqiptarëve të Maqedonisë. E bukura filmit pavarësisht gjuhës, fshati nuk ka emër, mund të jetë në Shqipëri, mund të jetë në një vend tjetër në jug të Maqedonisë apo Kosovë, pra kudo dhe ku ka një realitet fetaro mysliman, sepse e ka frymën e fesë brenda”, tregon aktorja. Prof.acs. Taulanda  Jupi  (aktore /regjisore) ka lindur në Tiranë, diplomuar në Akademinë e Arteve (sot  UART). Mban ҫmimin Aktorja e Vitit 2012, dhënë nga Akademia KULT për rolin e saj në dramën “Shtëpia e Bernarda Albës”. Lektore në lëndën “Teknika e të folurit” dhe “Mjeshtria e Aktorit” në Fakultetin e Artit Skenik, pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, që prej 15 vjetësh. Autore, aktore dhe bashkëregjisore e monodramës “Malkony”. Kjo monodramë u shkrua pas intervistimit të grave të diagnostikuar me kancer të gjirit dhe është një vepër dedikuar atyre. Projekti mbështetet nga UART dhe Top Channel . Aktiviteti i saj njihte dhe si drejtuese artistike  e spektaklit multidisiplinor “Stop”, një event disa vjeҫar sensibilizues kundër dhunës ndaj grave. Në jetën artistike përmendim rolet në komedinë “Gënjeshtari” , në komedinë  muzikore“ Opera për tre groshë” në Teatrin Kombëtar. Aktore në tragjikomedinë “Viktimat e detyrës” me trupën e Akademisë së Arteve. Aktore në komedinë “Kati i gjashtë” në TK dhe “Ëndërr e një nate vere”, teatri  Coulture Etage, Oldenburg, Gjermani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...