Gaz Paja, apo keqpërdorimi politik i artistit

Premte, 05 Prill 2019 14:06

Nuk ka asgjë të keqe që një artist të pozicionohet hapur politikisht. Eshtë e drejtë e tij, por në rastin e aktorit të “Portokallise”, Gaz Paja, kjo gjë nuk është as e re as e papritur. Ai prej kohësh është pozicionuar hapur në krah të Rilindjes (përdorimi i tij politik ka filluar që kur ishte fëmijë, por kjo është histori tjetër)  dhe është shumë aktiv në eventet propagandistike të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

Paja, ose siç njihet edhe si “Gazi i Portokallisë”, madje u pozicionua fare hapur edhe kundër kolegëve të tij për çështjen e Teatrit Kombëtar, njësoj si i ati, Luftari.

Herën e fundit ai u fokusua nga kamerat gjatë zhvillimeve të kongresit të PS-së në sheshin “Nënë Tereza”, duke u zgërdhirë dhe qeshur, ndërkohë që Edi Rama sulmonte kundërshtarët politik e mediatik me një fjalor rruge dhe premtonte njëkohësisht, se do të shembte jo vetëm teatrin por edhe Galerinë e Arteve dhe Muzeun Historik.

Për këtë pozicionim partizan, Paja ka folur edhe në  emisionin, “Ftesë në Pesë” të Bieta Sulo, duke flakur modestinë kur deklaroi se kishte zgjedhur që të ishte pjesë e historisë me Lali Erin dhe Rilindjen.

“Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali (Lali Eri) bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës. Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë. Kush do e beson dhe lë të vijë të ndjekë punën time artistike, të cilën e adhuroj dhe për të cilën paguhem, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare”, deklaroi me seriozitet Gazi i Portokallisë.

Gjithashtu ai ka folur edhe  për makinën e tij “modeste” të parkuar para Teatrit Kombëtar, pikërisht në vendin ku kolegët e tij për më shumë se një vit po e mbrojnë nga Rama e Lali Eri që kanë në plan ta shembin, për të ndërtuar 7 kulla.

“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…” tha për këtë çështje Gazi. Brenda kësaj teme ai ka zbuluar edhe çmimin e vërtetë të makinës që përdor.

“Ka kushtuar plot 42 mijë euro…Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste” tha Gazi i Portokallisë.

Për fat të keq dy kurbat e suksesit të tij, ajo artistik dhe ajo politike, kanë shkuar në drejtime të kundërta, por që i kanë bërë dëm artistit, i cili prej disa vitesh, sidomos këtë dekadën e fundit e gjithnjë më keq, ka manifestuar një sjellje arrogante, mendjemadhësie dhe fodullëku, kjo vetëm ndaj kolegëve, ndaj gazetarëve, por edhe njerëzve të thjeshtë, sidomos kur i shan ata në trafikun e rënduar të Kasharit, apo kur gjendet në mjedise që “nuk i hapun rrugë”. Kjo vetëkënaqësi, po sic thotë shkodrani, “të hyftë vetja në qejf”, do të japë frutet e saj dhe sa për historinë, ajo është zemërgjerë dhe ka vend për këdo, edhe për mbretin, edhe për lolon e oborrit!  

Modifikuar më Premte, 05 Prill 2019 14:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...