Arben Basha sjell pranverën e mbrapshtë të ’97 në një ekspozitë personale në Muzeun Kombëtar

E mërkurë, 10 Prill 2019 13:56

"Impenjim dhe ngjyra" titullohet ekspozita e piktorit Arben Basha në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita prezanton 62 punime në pikturë që janë realizuar pas vitit 1998, si dhe 9 grafika që autori i ka bërë gjatë kohës së shkollës në harkun kohor 1965-‘69. I njohur me krijimtarinë e tij ndër vite me pikturën, Arben Basha tregon se të gjitha veprat janë të prezantuara për herë të parë për publikun. Ai shprehet se në ciklet e pikturave të tij nuk mungon lufta e Kosovës apo dhe pranvera e mbrapshtë siç e quan ai kohën e 1997. “Në ekspozitë janë diku te 62 punime, por janë edhe 9 grafika të shkollës që janë bërë në vitet 1965-‘69 dhe që dalin për herë të parë për publikun. Këtu janë dhe cikle me piktura. I pari është pranvera e mbrapshtë, që është viti 1997 dhe ne prisnim lulet, por erdhën plumbat. Këtu është cikli me luftën e Kosovës. Kemi tablonë e Nënë Terezës, me shprehjen e bukur: “Njerëzit nuk kanë nevojë për mëshirë, por buzëqeshje”. Është dhe Progoni princi i parë i Arbërit. Unë jam munduar ta fus në kohë që të dali ky si figurë dhe më pas pjesa tjetër është lirike”, tregon piktori për disa nga punimet e tij të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Duke folur për ekspozitën piktori mes të tjerave tregon dhe për peizazhet që nuk mungojnë për publikun. Piktori Arben Basha tregon se Shqipëria është një vend i bukur dhe në veprat e tij peizazhi është jo pak. “Kam dhe peizazhet e vendit tonë, që është shumë i bukur edhe pse nuk jemi në ato nivele social-kulturore që duhet që të ishte Shqipëria. Ngjyra është mjeti, teknika, që shpeshherë ka piktura që kanë në qendër anën koloristike”, tregon mes të tjerave piktori Arben Basha.

 Arben Basha e filloi me filmin punën si piktor në kohën kur u realizua filmi “Thirrja” për të vijuar dhe me të tjera vepra të suksesshme kinematografike si filmat “Nëntori i dytë”, “Zonja nga qyteti’, “Shoqja nga fshati”, “Çerçiz Topulli”, “Muri i gjallë”, etj, për të mbërritur deri te filmi i pas viteve ’90, “Mao Ce Dun”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...